Të tjera detaje janë zbardhur nga konfiskimi i pasurive në qytetin e Durrësit. Mësohet se ndër pasuritë e sekuestruara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, janë edhe të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg.
Kokës i janë konfiskuar 88.19% e aksioneve në një shoqëri tregtare në Rashbull, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë.
Katër personave të tjerë, të cilëve u janë sekeustruar pasuritë janë: Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.
Këta shtetas, janë proceduar penalisht në vitin 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.