Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, guvernatori: Luftë ndaj pastrimit të parave dhe terrorizmit

Editor by Editor
February 5, 2024
in KOSOVA, KRYESORE
0
Ndalimi i dinarit serb në Kosovë, guvernatori: Luftë ndaj pastrimit të parave dhe terrorizmit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka dhënë detaje rreth rregullores së re të BQK-së për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024. Sipas Rregullores, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ismaili tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.

“Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme. Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitetshëm sepse rregullorja ka 50 nene” – tha ai.

Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër pastrimit të parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.

Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.

“Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional. Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime. Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”, tha guvernatori.

Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.

“Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizim nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu.

Serbia ka transferu para ‘cash’. Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” , tha ai.

Tags: dinari serb
Previous Post

Vëllazëria sllave, mbi 9 mijë biznese ruse ‘gëlojnë’ në Serbi

Next Post

“Sot në orën…”, Gazment Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar, në fokus të diskutimit dhe…

Next Post
“Sot në orën…”, Gazment Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar, në fokus të diskutimit dhe…

“Sot në orën…”, Gazment Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar, në fokus të diskutimit dhe…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al