Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania farmaceutike “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit duhet të paguajë 4 milionë lekë garanci në favor të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, për të rihyrë në tregun e rimbursimit, një shumë qesharake, e cila është rreth 20 herë më pak se sa subjekti dyshohet që ka përfituar vetëm nëpërmjet një skeme të dyshuar mashtruese, të zbuluar së fundmi nga Prokuroria e Tiranës.

Në 16 Tetor 2025, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), vendosi pezullimin e të drejtës së kompanisë “CFO Pharma” për të përfituar rimbursimin financiar nga shitja e medikamenteve.

Kjo masë u mor në vijim të një hetimi administrativ, nga ku rezultoi se shoqëria në pronësi të Çaushollit kishte përfituar rimbursim për shitjen e ilaçeve “Foster” dhe “Trimboë”, për të cilët ka ekskluzivitetin e shitjeve një kompani tjetër shqiptare.

Penalizimi i kompanisë së Çaushollit u la në fuqi në 27 Tetor nga Komiteti i Shqyrtimit Administrativ të Fondit, i drejtuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Në foto (montazh): Nadir Çausholli dhe logo e shoqërisë “CFO Pharma”

Por, vetëm dy javë pas pezullimit dhe në të njëjtën ditë që Prokuroria e Tiranës njoftoi masat e arrestit për disa vartës të Çaushollit dhe ish-zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor për këtë aferë, gjyqtari administrativ i Tiranës, Hazbi Balliu, urdhëroi pezullimin e vendimit për përjashtimin e “CFO Pharma” nga e drejta e rimbursimit.

Në një përmbledhje shumë të shkurtër të ngjarjeve- “CFO Pharma” penalizohet me përjashtim nga skema e rimbursimit të ilaçeve dhe administratori i saj shpallet në kërkim, nën dyshimet se është krijuar një skemë mashtrimi. Por, gjyqtari administrativ, Hazbi Balliu, ia rikthen Nadir Çaushollit të drejtën e rimbursimit, duke pezulluar vendimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi absurd

Referuar dispozitivit të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës, të marrë pas ankimit të kompanisë “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit, kërkohej rikthimi i të drejtës për të fituar rimbursimin e shumave financiare nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.

Gjyqtari Hazbi Balliu ka vendosur në 5 Nëntor 2025 që të pranojë pjesërisht padinë e “CFO Pharma”, duke pezulluar efektet e zbatimit të vendimit të Fondit për pezullimin e të drejtës së rimbursimit.

Në foto: Gjyqtari administrativ, Hazbi Balliu

Gjyqtari Balliu thotë në vendim: “Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 142 datë 16.10.2025 të Fondit të Sigurimit  të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për pikën 2/b deri sa të zgjidhet çështja me vendim të formës së prerë”.

Në vijim, gjyqtari Balliu shprehet: “Urdhërohet pala kërkuese Shoqëria CFO Pharma që të depozitojë garanci bankare në favor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shumën prej 4.000.000 (katër milion) lekë brenda 5 ditëve nga data e shpalljes së  këtij vendimi në të kundërt efektet e kësaj mase bien”.

Në foto: Dispozitivi i gjyqtarit Hazbi Balliu për ankimin e “CFO Pharma”

Në këtë mënyrë, “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, e cila ka përfituar 700 mijë euro nga skema e dyshuar mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, mund të rikthehet në treg, mjafton që të paguajë një shumë prej më pak se 40 mijë euro.

Vendimmarrjet e gjyqtarit Hazbi Balliu ka qenë në fokus publik edhe më parë. Në fillim të Gushtit 2025, kryeministri Edi Rama e konsideroi gjyqtarin “të pacipë” dhe pjesë e llogores së Antiligjit në drejtësi.

“Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë të bëjmë pavarësisht se rrugës na del dhe ndonjë gjykatës i pacipë (Hazbi Balliu), krejtësisht i pacipë që merre masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje, që është kthyer në një godinë për Kadastrën, që duhej të largohej nga godina ekzistuese se është në godinë me rrezik që pas rënies së tërmetit dhe del ky tipi vë masë sigurie për ata që kanë ndërtuar pa leje”, u shpreh Rama në një status në rrjete sociale.

/Boldnew.al/

Tags: CFO PharmaNadir Çausholli
Previous Post

Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Next Post

SKANDAL/ Supermarketi “DIAMBE” ka tregtuar çokollata me krimba të gjallë (Video)

Next Post
SKANDAL/ Supermarketi “DIAMBE” ka tregtuar çokollata me krimba të gjallë (Video)

SKANDAL/ Supermarketi “DIAMBE” ka tregtuar çokollata me krimba të gjallë (Video)

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al