Në emisionin “Elitë” në “SuperSport” u diskutua ndarja e çmimeve “Më të mirët 2023”, në veçanti kandidaturat për “Trajnerin e Viti”.
Gazetari i “SuperSport”, Sokol Xhihani u shpreh se mungesa e trajnerit kampion me Partizanin, Giovanni Colellas te kandidaturat mungoi sepse ai nuk kishte meritë në fitimin e titullit të Superiores.
“Nuk kishte ndonjë meritë Colella në shpalljen e Partizanit kampion. Titulli i Partizanit është fituar nga një gabim që ka bërë Tirana në fund. Për mendimin tim të tre kandidatët për “Trajnerin e Vitit” Josa, Shehi dhe Tetova ishin të tre shumë të mirë, por nëse do të kisha të drejtë vote unë do isha i ndarë mes Shehit dhe Tetovës. Jo gjithmonë trajneri që shpallet kampion është më i miri.”-tha Xhihani.