’Baboon Delivery” një kompani që operon në shërbimin delivery të një game të gjetë produkteve ushqimore nga piceri dhe restorante të ndryshme, prej disa kohësh po lë për të dëshiruar me shërbimin e saj. Shumë klientë ankohen për vonesa të porive të tyre dhe shpesh herë herë ushqimi që ata porosisin nuk vjen i ngrohtë apo siç ata e kanë porositur.
Një qytetar nga Tirana ka denoncuar i shqetësuar në redaksinë e portalit Timoni.al lidhur në me mangësitë që shfaq shërbimi delivery i kompanisë “Baboon’’. Në ankesat e shumta që shfaqin qytetarët, pretendohet se porosia e tyre ka vonesa deri në një orë. Ushqimi i porositur prej tyre duke mos ardhur në kohë, i dorëzohet i ftohtë dhe i pakonsumueshëm.
Shërbimi i ‘’Baboon’’ supozohet që të jetë një shërbim i shpjetë në kohë por kjo nuk ndodh siç shprehen qytetarët. Ne denoncimin e tij qytetari pretendon që motorristat e ‘Baboon’ nuk kanë sjellje normale dhe janë tepër arrogant. Ata shfaqin vonesa në këmbimin e lekëve duke pretenduar që nuk kanë të vogla etj.
Po ashtu thuhet në denoncim se suporti i klientit shfaq mangësi dhe mungesë korrektese deri në mashtrime- thotë qytetari në denoncimin e tij.
Bisesa në ”whats up” e klientit me suportin e “Baboon”.
