Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Milionat për pastrimin e Lanës i mori lumi! Ndotja kalon mes për mes kryeqytetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Milionat për pastrimin e Lanës i mori lumi! Ndotja kalon mes për mes kryeqytetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përballë pallatit me Shigjeta në zonën pranë unazës në fillim të rrugës ngrihen pallate shumëkateshe, banorët e të cilëve na thonë se aroma që vjen nga derdhja e lumit Lana është një nga sfidat më të medha të të jetuarit në atë zonë!

“Dikur kisha vetem deshirën të blija një shtëpi, por pa menduar se po i hapja vetes një hall që nuk kalon, nuk hap dot dritaret sepse era e lumit Lana është e rende, sidomos kur bie shi” na thotë një banore që ka më shumë se një dekadë që jeton aty!

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se lumi që kalon mes për mes  kryeqytetit është në gjendje alarmante sa i takon anës mjedisore, duke u kthyer në rrezik të  për shëndetin publik, ekosistemi tashmë nuk ekziston në të, por edhe cilësinë e jetesës e shumë qytetetarëve!

Referuar këtyre të dhënave të KLSH-së, lumi Lana klasifikohet pothuajse vazhdimisht në Klasën V që domethënë në nivelin më të ulët të cilësisë. Kjo kategori, sipas standardeve të Bashkimit Europian, nënkupton një degradim ekstrem të ekosistemit ujor.

Inxhinieri hidroteknik Erjon Kalaja thotë se ky klasifikim është një rrezik!

“Gjendja shumë e keqe sipas Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së nënkupton se lumi e ka humbur pothuajse plotësisht funksionin e tij ekologjik dhe përbën një burim aktiv rreziku për mjedisin dhe shëndetin publik,” nënvizon ai.

Por rreziku nuk ndalet aty!

Banorë që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit, na tregojnë një  tjetër problematikë që nuk ndalet vetëm tek aroma dhe mjedisi, por tek të mbjellat që ujiten nga prurjet e ujit që rrjedh në Lanë, e shkon tek perimet dhe frutat…që më pas konsumojmë.

“E hamë ndotjen” thotë me shqetësim studiuesi i ujërave, Bilbil Daci:

“Ndotësit kryesorë janë amoniaku, aromat, mikrobet si Streptococcus faecalis, Escherichia coli, mykotoksinat dhe kimikate të ndryshme.”

Duke pohuar se i marrim edhe nga perimet, sepse në pjesën fundore ky ujë përdoret për vaditje.

Ai thekson se ujërat e zeza ndotin edhe ujërat nëntokësore dhe puset, sidomos në zona si Laknasi, ku banorët përdorin ujë të pakontrolluar për konsum.

“Uji është tej mase i ndotur dhe banorët nuk kanë rrjet ujësjellësi,” shton Daci.

Edhe Sipas Erjon Kalasë , ndotja bakteriale nga ujërat fekale krijon një rrezik real epidemiologjik, sidomos për banorët pranë lumit dhe për fëmijët që ekspozohen gjatë përmbytjeve. Më tej raporti evidenton se rreth 85 pika shkarkimi derdhin drejtpërdrejt ujëra të ndotura në lumin Lana, vetëm në segmentin urban të Tiranës. Në periferi, situata bëhet edhe më e renduar ku shkarkimet individuale janë pa kontroll dhe mungesë totale trajtimi.

Ujrat e ndotura, problem i mbartur!

Sistemi i kanalizimeve i ndërtuar që në vitin 1964 është projektuar pikërisht për këtë, të shkarkojë ujërat e zeza direkt në lumë.

Por jo deri në vitin 2026!

Sistemi i kanalizimeve i projektuar që në vitin 1964, duket se do të mbetet “shpëtimi” i vetëm edhe për vitet në vijim. Megjithëse shpresa u zgjua nga një projekt madhor i financuar që prej vitit 2008 përmes një kredie nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), realiteti sot është një rrënojë financiare dhe katastrofë  mjedisore.

Në vend të zgjidhjes, qeveria shqiptare ka prodhuar një faturë të kripur: Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Londër e konsideroi të paligjshëm vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e kontratës, duke e penalizuar Shqipërinë me një dëmshpërblim prej 13.5 milionë eurosh. Këto janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve, ndërkohë që Impianti i Kasharit (ITUN), i mbetur në 70% të punimeve që prej vitit 2018, vazhdon të degradohet nën mëshirën e kohës.

Braçe kërkon llogari.

 

Ky dështim serial ka provokuar tashmë reagime në nivelet më të larta politike. Deputeti socialist Erion Braçe ka dorëzuar të hënën, më 20 prill, një kërkesë zyrtare për interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Braçe kërkon llogari mbi ecurinë e projektit JICA dhe arsyet pse Tirana e Madhe mbetet ende pa një sistem të trajtimit përfundimtar të ujërave të ndotura.

 

Kjo lëvizje e Braçes vjen në një kohë kur ai ka shfaqur hapur ambicien për të kandiduar për postin e kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

KLSH ngre shqetësimin se mungesa e mirëmbajtjes po çon drejt humbjes së një investimi dhjetëra milionë eurosh, me struktura që po dëmtohen nga koha dhe faktorët natyrorë.

KLSH evidenton një dështim të nderlidhur institucional. Bashkia e Tiranës dhe UKT nuk kanë planifikuar investime konkrete për të ndalur ndotjen, duke u fokusuar kryesisht në furnizimin me ujë dhe jo në trajtimin e ujërave të ndotura.

Edhe në këtë rast ju drejtuam të dy ketyre institucioneve për të ditur më tepër rreth planifikimit por mbi të gjitha arsyeve perse nuk parashikojnë nderhyrjen në kanalizime dhe trajtimin e lumit, por nuk kemi marrë një përgjigje!

Problemi shkon me tej si një zhinxhir ku asnjë hallkë nuk duket se kryen punën që duhet! Mungesa e një monitorimi të plotë është po ashtu problem. Sipas KLSH-së, nga 4 stacione monitorimi të parashikuara, funksionojnë vetëm 2.

Erjon Kalaja shton se “Mungesa e monitorimit biologjik dhe mikrobiologjik pamundëson një vlerësim real të statusit ekologjik të lumit, siç kërkohet nga Direktiva Kuadër e Ujit.”

Kjo do të thotë se përmasat reale të ndotjes mund të jenë edhe më të rënda sesa raportohen.

Europa, një standard që nuk arrihet!

Në vendet e Bashkimit Europian, derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara në lumenj, veçanërisht në kryeqytete, është praktikisht e ndaluar. kryeqytete si Viena, Berlini apo Parisi kanë sisteme të avancuara trajtimi të ujërave të ndotura, ku ujërat kalojnë në impiante filtrimi dhe trajtimi biologjik, monitorimi është i plotë, ndotësit kontrollohen sipas standardeve strikte!

Edhe në rastet kur lumenjtë kanë qenë historikisht të ndotur si përshëmbull Sena në Paris, janë ndërmarrë investime miliardëshe për rehabilitimin e tyre.

Pas gjithë shqetësimeve të raporteve, instirucioneve që nuk përgjigjen, banorët pranë Bregut të Lumit, këpusin disa qershi që sapo kanë nisur të piqen, ti zgjasin dhe thonë, nëse nuk ke merak haji, të shijshme janë, të sigurta jo!

Arsyeja, është uji vaditës që rrjedh nga lumi Lana!

Lana mbetet sot pasqyra më e qartë e një krize ku përplasen politika, administrimi dhe mjedisi, ndërsa faturën si atë shëndetësore ashtu edhe financiare e paguajnë banorët. /ACQJ

Tags: Lanandotja e lanespastrimi i lanestender
Previous Post

Protesta e 8 majit, Tabaku takim me qytetarët: Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë

Next Post

Denoncoi skemën e ryshfetit në Policinë e Rinasit, kërcënohet me jetë qytetari

Next Post
Denoncoi skemën e ryshfetit në Policinë e Rinasit, kërcënohet me jetë qytetari

Denoncoi skemën e ryshfetit në Policinë e Rinasit, kërcënohet me jetë qytetari

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al