Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mësuesi në Kosovë hedh në mbeturina flamurin shqiptar

Editor by Editor
November 28, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Mësuesi në Kosovë hedh në mbeturina flamurin shqiptar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Simbolet kombëtare u bënë shkak për sherr në një nga klasat e gjashta në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Mësuesi i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë akuzohet se përjashtoi një nxënëse nga klasa e gjashtë e cila kishte vendosur një plis në kokë me rastin e festës së 28 nëntorit  dhe hodhi në koshin e mbeturinave edhe flamurin shqiptar.

Nxënësit e klasës së gjashtë thonë se mësuesi i lëndës së gjuhës angleze, ka refuzuar që t’i lejojë nxënësit të hyjnë në orë me elemente që simbolizojnë shënimin e 28 Nëntorit.

“Shkoi dhe i bërtiti dhe tha se nuk duhet të mbahet plisi gjatë orës mësimore dhe Tea e mori këtë shumë ofenduese se ky është një simbol shqiptar… ai e mori flamurin dhe donte ta hidhte te mbeturinat, por nuk e lejoi ai nxënësi që ishte te tabela, por mësuesi e ka shtyrë që ai të largohet dhe e ka hedhur në kosh”, ka thënë një nxënëse.

Nxënësit po ashtu e akuzojnë mësimdhënësin për predikime fetare gjatë procesit mësimor. “Po ashtu ai thotë se nuk duhet të kemi asnjë simbol në klasë sepse këtu duhet me mësu, ne mendojmë që kjo ndërlidhet me fenë, pasi çdo orë flitet diçka për fenë”, ka deklaruar një tjetër nxënëse.

Agim Kita, vajza e të cilit u largua nga ora mësimore nga mësuesi i gjuhës angleze, thotë se veprimet e mësimdhënësit janë të papranueshme.

“Me ardhë puna në vitin 2024 në prag të 28 Nëntorit me largu një fëmijë prej shkolle për shkak të simboleve kombëtare, kjo është tragjedi dhe është skandaloze”, ka theksuar Kita.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Fatos Berisha, thotë se mësuesi e ka pranuar se e ka larguar nxënësen nga klasa për shkak të mbajtjes së simboleve kombëtare. Ai theksoi se ka vendosur vërejtje ndaj tij dhe rastin e ka raportuar në Drejtori të Arsimit.

Sipas Berishës, edhe në të kaluarën ka pasur ankesa ndaj mësuesit për predikime fetare gjatë orëve mësimore.

“Në të kaluarën ka pasur ankesa të natyrave të tjera, jo të simboleve kombëtare, do të thotë për mospërfillje të planprogramit mësimor ky ka fol për temat të cilat nuk kanë të bëjnë me planprogramin me lëndën të cilën ai e ligjëron. Për këto ankesa i kemi dënuar në nivelin disiplinor në DKA”, ka deklaruar Berisha.

Mediat kosovare kanë kontaktuar mësuesin, por nuk është përgjigjur gjatë së mërkurës. E as në Drejtorinë e Arsimit nuk janë përgjigjur nëse komisioni disiplinor ka trajtuar ankesat e mëhershme ndaj arsimtarit.

Previous Post

Ngrihet në New York flamuri kuq e zi

Next Post

Jashtë kufijve, por shqiptarët e Kosovës dhe RMV-së, Ditën e Pavarësisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al