Është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.
Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Meta, ndërsa Kryemadhi nuk u paraqit.