Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej mbrëmjes së 1 qershorit, rrjetet sociale shqiptare janë mbushur me një fotografi ku shfaqet një radhë autobusësh pranë një pike kufitare, e shoqëruar me pretendimin se bëhej fjalë për protestues grekë që po hynin në Shqipëri për të marrë pjesë në protestën kundër projektit turistik në Pishë Poro-Nartë.

Fotografia nisi të qarkullojë menjëherë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të dytën herë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar projektin në Zvërnec.

Pamje nga protesta 1 qershor, Tiranë

Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se fotografia nuk është e vërtetë. Për të konfirmuar origjinën e saj, Faktoje përdori mjetin zyrtar të verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID.

Rezultati konfirmoi se fotografia përmban një gjurmë SynthID me origjinë nga OpenAI, çka tregon se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar.

Përtej verifikimit teknik, fotografia shfaq edhe disa elemente tipike të përmbajtjeve të gjeneruara me AI, si fytyra të paqarta në turmë, autobusë pothuajse identikë, tekst me formulime të pazakonta në pankarta dhe një kompozim tepër të rregullt të skenës.

Këto karakteristika janë shpesh të pranishme në imazhet e krijuara artificialisht dhe përbëjnë sinjale shtesë që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e saj.

Si lindi pretendimi?

Fotografia u shfaq fillimisht gjatë një debati televiziv mbrëmjen e 1 qershorit. Në një televizion privat, analisti Artur Meçe pretendoi se po shfaqte një fotografi nga Kakavija, ku sipas tij dukeshin autobusë të organizuar nga shteti grek për të sjellë protestues në Shqipëri.

“Kjo është protesta sot. Kjo është foto e sotme”, deklaroi Meçe gjatë emisionit.

Më pas, pretendimi u përhap në rrjete sociale dhe u publikua edhe nga disa portale shqiptare, të cilat iu referuan raportimeve të mediave greke.

Në fakt, gazeta greke “Kathimerini” publikoi më 1 qershor një artikull lidhur me protestën e zhvilluar më 30 maj në Zvërnec. Artikulli i gazetarit Yannis Papadopoulos u publikua në orën 11:24 dhe përmendte se dy autobusë ishin nisur nga Athina për protestën e së shtunës në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrës të tjerë kishin udhëtuar me automjetet e tyre.

Pra, raportimi i “Kathimerini” nuk kishte lidhje me protestën e 1 qershorit në Tiranë dhe nuk shoqërohej me asnjë fotografi të autobusëve në kufi.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama e paraqiti projektin si një mundësi transformuese për ekonominë, turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, ndërsa kundërshtimet i pa si të motivuara politikisht apo të nxitura nga jashtë, përfshi këtu edhe Greqinë.

AI po përdoret për të manipuluar opinionin publik

Erion Tase, nga Akademia e Studimeve Politike, thotë për Faktoje se ky rast ilustron mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të përhapur narrativa të rreme.

“Ky është një rast kur inteligjenca artificiale përdoret për të manipuluar opinionin publik dhe për të përforcuar bindje të caktuara. Në këtë rast po shfrytëzohet edhe elementi i tensioneve mes fqinjëve, Shqipërisë dhe Greqisë, duke ushqyer narrativën se protestat janë të organizuara nga jashtë dhe nuk përfaqësojnë shqetësime reale të qytetarëve shqiptarë”, thotë Tase.

Sipas tij, rasti i autobusëve grekë i ngjan edhe rasteve të tjera të fundit, ku fotografi të krijuara me AI janë përdorur për të mbështetur pretendime të pavërteta.

“Këto raste duhet të na bëjnë më të kujdesshëm për atë që shohim online. Inteligjenca artificiale e ka bërë shumë më të lehtë krijimin e materialeve bindëse, ndaj qytetarët duhet të mbështeten te burime të besueshme informacioni dhe jo vetëm te përmbajtjet që qarkullojnë në rrjetet sociale”, shton ai.

Edhe pedagogu i komunikimit dhe medias, Erlis Çela, e sheh rastin si një shembull tipik të përdorimit të inteligjencës artificiale për të deformuar debatin publik.

“Përhapja e fotove të gjeneruara me AI si prova reale rrezikon të deformojë debatin publik duke zëvendësuar faktet me perceptime të fabrikuara. Është provuar tashmë se këto imazhe nuk synojnë vetëm të dezinformojnë, por edhe të ndikojnë mënyrën se si qytetarët interpretojnë një ngjarje apo një kauzë”, thotë Çela për Faktoje.

Sipas tij, shqetësimi më i madh në këtë rast lidhet me narrativën që kërkohet të ndërtohet rreth protestës.

“Këto imazhe mund të përdoren për të diskredituar kauza, individë apo grupe shoqërore dhe për të polarizuar opinionin publik. Rasti në fjalë përpiqet të ushqejë një narrativë që e paraqet protestën kundër projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit si një lëvizje të mbështetur apo të sponsorizuar nga faktorë të jashtëm, duke i veshur asaj edhe ngjyrime nacionaliste”

Çela vlerëson se shoqëria shqiptare mbetet ende e papërgatitur për t’u përballur me dezinformimin e ndihmuar nga inteligjenca artificiale. Ndaj, sipas tij, nevojitet një angazhim më i madh si në edukimin e publikut, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të mediave profesionale.

“Ka nevojë urgjente të shtohen nismat për edukimin mbi inteligjencën artificiale dhe median. Nga ana tjetër, duhet më shumë punë me komunitetin e gazetarëve dhe mediave profesionale, jo vetëm për të demaskuar përmbajtjet e rreme, por edhe për të shpjeguar mekanizmat manipulues dhe qëllimet që synohen të arrihen përmes përdorimit të AI”, përfundon Çela. / faktoje

Previous Post

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Next Post

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Next Post
Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al