Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me ofertën më të lartë, “LAVIVA TECHONOLOGIES” ‘kap’ tenderin për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit. Nisin ankimimet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Me ofertën më të lartë, “LAVIVA TECHONOLOGIES” ‘kap’ tenderin për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit. Nisin ankimimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderi me vlerë rreth 425 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në Portin e Durrësit ka përfunduar në gjykatën e prokurimeve publike pasi u shpall fitues kompania që ofroi më shumë.

Sipas dokumenteve të konsultuara, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur nga Autoriteti Portual i Durrësit ka shpallur fituese kompaninë “LAVIVA TECHONOLOGIES”, e cila ofroi 407 000 euro ose 96% të fondit limit.

Në tender morën pjesë edhe kompani si  “Advanced Business Solutions – ABS”, e cila u ofrua ta bënte punën për rreth 320 mijë euro si edhe “AES Communication” Shpk që u ofrua për rreth 380 000 euro, ndërsa pjesëmarrësi tjetër, NOAL nuk bëri asnjë ofertë pavarësisht shprehjes së interesit.

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në

Njoftimi i fituesit

 

Më shumë se bazuar mbi koston e shërbimit dhe kursimin e parave të Portit, fituesi është shpallur nga KVO duke patur më shumë në konsideratë element si certifikata të caktuara nga ofertuesit duke çuar në shpalljen fitues të LAVIVA-s, e cila duket se ka patur të gjitha certifikatat e kërkuara edhe pse çmimi ishte rreth 90 mijë euro më i shtrenjtë se ai i ABS për shembull.

Skualifikimi  “AES Communication” dhe “Advanced Business Solutions (ABS)”

Operatorët “AES Communication” dhe “Advanced Business Solutions (ABS)” u skualifikuan nga procedura e prokurimit për mungesë të certifikimeve teknike të vlefshme dhe të përshtatshme, sipas kërkesave të dosjes së tenderit.

Sipas KVO-së, AES nuk përmbushi kriteret pasi paraqiti certifikata jo të lëshuara nga prodhuesit zyrtarë, të pavlefshme ose jo ekuivalente, si në rastin e trajnimeve për serverat HPE, sistemet Bosch dhe rrjetet (ÇNA).

Ndërkohë, ABS nuk arriti të paraqesë certifikime të unifikuara dhe të barasvlershme me sistemet e kërkuara Bosch për kontroll aksesi, alarm, ruajtje video dhe integrim sistemesh sigurie, duke dorëzuar certifikata të pjesshme nga prodhues të ndryshëm, që nuk përmbushnin në mënyrë të plotë kërkesat teknike të specifikuara.

Nisur nga kjo, “Advanced Business Solutions (ABS)” e Gerond Meçes, një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të sigurisë, është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik duke kundërshtuar vendimin e KVO-së së Autoritetit Portual të Durrësit, përfaqësuar nga Kreshnik Bajraktari.

Periudha e ankimimit sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë nëse edhe AES Communication do të ankimojë vendimin për të shpallur fitues kompaninë që ofrpoi që shumë.

/skyweb.al/

Tags: LAVIVA TECHONOLOGIESporti i Durresittender
Previous Post

Investigimi/ Ish kandidati për deputet dyshohet se trafikon kokainë nga Amerika Latine përmes kompanisë së bananeve

Next Post

Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë – Dokumentat

Next Post
Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë – Dokumentat

Vjedhja e radhës nga “Illyrian Guard”? Nertil Lilo përlan 170 milionë pa garë - Dokumentat

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

September 3, 2026
Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al