Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo mëngjes, Tirana zgjohet mes zhurmës. Para se të hapen dyqanet dhe kafenetë, dëgjohet trapani i pallatit ngjitur, çekiçi mbi beton, motorët që kalojnë me shpejtësi dhe boritë e makinave të bllokuara në trafik.

Në kryeqytet, zhurma është bërë pjesë e përditshmërisë. Ajo të ndjek nga mëngjesi deri natën vonë: në rrugë, në zyra, pranë shkollave, në lagjet ku ndërtohen pallate të reja apo në zonat ku muzika e lokaleve përzihet me trafikun. Për shumë banorë, kjo është kthyer në normalitet. Por ekspertët paralajmërojnë se organizmi nuk “mësohet” kurrë realisht me ndotjen akustike.

“Ekspozimi kronik ndaj ndotjes akustike konsiderohet sot një faktor i rëndësishëm risku për shëndetin mendor nëpërmjet aktivizimit të mekanizmave neuropsikologjike,” thotë psikiatrja Arjana Rreli.

Sipas saj, zhurma urbane aktivizon vazhdimisht sistemin e stresit në organizëm, duke rritur sekretimin e hormoneve si kortizoli dhe adrenalina. “Kjo çon në rritje të niveleve të ankthit, irritabilitetit, lodhjes mendore, vështirësive në përqendrim dhe uljes së pragut emocional ndaj stresorëve të përditshëm”, shpjegon ajo.

Sipas Rrelit, një nga efektet më të dokumentuara është ndikimi në cilësinë e gjumit. “Edhe kur individit i duket se është mësuar me zhurmën, sistemi nervor vazhdon ta regjistrojë atë si stimul”, thotë ajo, duke shtuar se zgjimet e shpeshta dhe fragmentimi i gjumit ndikojnë më pas në ankth, depresion dhe mirëfunksionimin psikosocial.

Ky shqetësim nuk lidhet vetëm me perceptimin subjektiv të qytetarëve.

Raportet

Raporti “Environmental Noise in Europe 2025” i Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), e konsideron ndotjen akustike një nga rreziqet kryesore mjedisore për shëndetin publik në Europë.

Sipas raportit, rreth 112 milionë europianë, më shumë se 20% e popullsisë, ekspozohen ndaj niveleve të dëmshme të zhurmës nga trafiku rrugor, hekurudhor dhe ajror. Sipas standardeve të OBSH-së numri i të ekspozuarve rritet në rreth 150 milionë njerëz, ose mbi 30% e popullsisë europiane.

OBSH rekomandon që zhurma nga trafiku rrugor të mos kalojë 53 decibel gjatë periudhës ditë-mbrëmje-natë dhe 45 decibel gjatë natës, pasi efektet negative në shëndet mund të shfaqen edhe në nivele më të ulëta se pragjet aktuale europiane.

Sipas EEA-së, ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes akustike lidhet çdo vit me rreth 73 mijë vdekje të parakohshme në Europë, 49 mijë raste të reja sëmundjesh kardiovaskulare dhe 23 mijë raste diabeti të tipit 2. Raporti thekson gjithashtu se zhurma kronike lidhet me çrregullime të gjumit, probleme të shëndetit mendor dhe dëmtime njohëse tek fëmijët.

“Një pjesë e pacientëve raportojnë hipervigjilencë, tension të vazhdueshëm psikofiziologjik dhe vështirësi në relaksim për shkak të ekspozimit të përditshëm ndaj trafikut, ndërtimeve apo muzikës me volum të lartë,” thotë Rreli. Sipas saj, ky ndikim është më i theksuar tek personat me çrregullime ankthi, stresi apo humori, ku zhurma mund të

bëhet faktor përkeqësues i simptomave ekzistuese.

Tirana

Në Shqipëri mungon ende një hartë e plotë kombëtare për ndotjen akustike, por monitorimet alternative të realizuara nga Co-PLAN dhe projekti GreenAL/Green Lungs tregojnë se Tirana përballet me nivele të larta zhurme, të lidhura kryesisht me trafikun, ndërtimet dhe aktivitetin urban intensiv.

Monitorimi i Co-PLAN i realizuar në 13 pika të kryeqytetit nxori se nivelet më të larta të ndotjes akustike u regjistruan në Sheshin Italia me 72.2 decibel, pranë shkollës “Mihal Grameno” me 71.2 decibel dhe në Rrugën e Kavajës me 70 decibel.

Edhe zona të tjera problematike si Pazari i Ri dhe Kryqëzimi i “21 Dhjetorit” regjistruan nivele deri në 69 dhe 68 decibel.

OBSH

Sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi i vazhdueshëm mbi 55 decibel konsiderohet i dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien. Megjithatë, sipas monitorimit të Co-PLAN, edhe zona që rezultuan relativisht më pak të ekspozuara ndaj zhurmës, si Zogu i Zi, regjistruan vlera nga 56 deri në 58 decibel, mbi pragun e rekomanduar nga OBSH.

Në një qytet si Tirana, ku ndërtimet janë të vazhdueshme dhe trafiku mbetet i rënduar në shumicën e akseve kryesore, problemi nuk mund të shihet më vetëm si bezdi urbane.

BE

Bashkimi Europian kërkon që shtetet të monitorojnë ndotjen akustike dhe të hartojnë plane për uljen e saj, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për ndikimin që zhurma ka në shëndetin fizik dhe mendor.

Por në Tiranë, ndërsa qyteti vazhdon të zgjerohet mes kantierëve, trafikut dhe betonit, qetësia mbetet gjithnjë e më e rrallë.

Në shumë lagje, zhurma nuk ndalet as natën, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pasojat vazhdojnë të grumbullohen në heshtje, në gjumin e fragmentuar, ankthin e përditshëm dhe lodhjen mendore të një qyteti që rrallë arrin të heshtë. /Faktoje.al

Tags: Ndotje akustikeobshraportshendet mendor
Previous Post

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

Next Post

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Next Post
TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al