Më shumë se 300 pedagogë kanë bashkuar zërat në mbështetje të studentëve, duke nënshkruar një deklaratë që dënon dhunën e shfaqur gjatë protestave në Tiranë dhe kërkon respektimin e të drejtave të tyre.
Nisma është ndërmarrë në një moment kur solidariteti i komunitetit akademik po merr gjithnjë e më shumë rëndësi. Forumi i Dialogut Politik u ka bërë thirrje pedagogëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen kësaj deklarate, duke e kthyer mbështetjen për studentët në një reagim të përbashkët publik kundër dhunës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi fton të gjithë anëtarët e komunitetit universitar të nënshkruajnë deklaratën dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme, në mbrojtje të studentëve që kanë dalë në protestë dhe të së drejtës së tyre për të shprehur qëndrimet e tyre.
Mesazhi i pedagogëve është i qartë: solidaritet me studentët dhe qëndrim kundër dhunës.







