Mbrëmë Kombëtarja e Futbollit zhvilloi takimin e radhës sa i përket kualifikueseve të botërorit të ardhshëm ku fitoi me rezultatin 3-0 kundër Andorës.
Maska.al kishte bërë kërkesë për të qenë e pranishme në këtë sfidë si media, diccka që nuk u mor në konsideratë nga FSHF dhe kjo lidhet me mbështetjen e drejtë që Maska.al ju ka dhënë Tifozave Kuq e Zi, pasi FSHF i ka lënë pa bileta.
Arsyeja që ata kanë nisur është sipas tyre kërkesa e madhe që ka pasur për këtë takim. Maska.al është akredituar nga UEFA për ndeshjet e Europianit 2024 në Gjermani teksa nuk plotëson dot kriteret e FSHF-së për një ndeshje kundër amatorëve të Andorës.
Foto që tregon që kati i 3, një nga sektorët që përdoret për gazetarët është bosh
Emaili i ardhur nga FSHF:
Përshëndetje,
Ju bëjmë me dije se ju NUK jeni akredituar për ndeshjen e Kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëri-Andorra, që do të zhvillohet në datë 24 mars në stadiumit “Arena Kombëtare”.
Vendet për këtë ndeshje ishin të limituara për shkak të kërkesave shumë të mëdha nga përfaqësuesit e mediave, transmetuesve televiziv që kanë të drejtën e transmetimit dhe mediave te huaja.
Në të njëjtën kohë do të kishin prioritet ata gazetarë/fotografë që mbulojnë rregullisht aktivitetin e ekipeve tona Kombëtare dhe veçanërisht Kombëtaren A.
Ju faleminderit për mirëkuptimin
Departamenti i Komunikimit
Federata Shqiptare e Futbollit