Pas dy muajsh ngërçi, marrëveshjes Itali-Shqipëria është riaktivizuar sërish.
Mëngjesin e kësaj të marte ka mbërritur në portin e Shëngjinit, anija “Casipoea” me 49 emigrantë të paligjshëm, kryesisht nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Anija u nis të premten nga ishulli i Lampedusës.
Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024 anija luftarake “Libara” solli në Shqipëri dy kontingjentë me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.