Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për diasporën, të cilat u printuan në Slloveni.
Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në Parkun Olimpik, ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë në mesjavë, të mërkurën.
Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë.
Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera 24/7, ndërsa pamjet e tyre janë live streaming në ëeb 24/7 orë/dite.