Sot, mbahet në Bruksel Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fokus të takimit do të jetë forcimi i partneritetit mes rajonit dhe unionit, si dhe integrimi gradual i Ballkanit Perëndimor në politikat ndërkombëtare.
Ky është samiti i parë i thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Samiti do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do t’i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor.
Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimin hibrid të Rusisë në vendet e rajonit, do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samitin e sotëm.