Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njofton se kanë ndaluar një prej të shpallurve në kërkim, në kuadër të operacionit për goditjen e skemave piramidale online, ku mashtronin qytetarët përmes platformës “XUEX”.

Në pranga është vënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim së bashku me partneren e tij, Alma Shebeku. Çifti Shebeku dyshohet si organizatori kryesor i zhvatjes së qytetarëve përmes kësaj skeme në zonën e Divjakës.

Në kuadër të të njëjtit operacion, më herët është arrestuar edhe motra e Ereledio Shebekut, shtetasja Brunilda Todi, si dhe shtetasit Arbër Çela, Emanuel Taullau, ⁠Flavio Mukaj, ⁠Marius Kodra dhe Brunilda Ndini.

Të arrestuarit e mësipërm konsideroheshin si agjentë në terren që promovonin dhe rekrutonin qytetarët për të investuar në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre. Këta individë kishin rol kyç në rekrutimin dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në “Telegram”. Aty udhëzoheshin si të investonin në kriptomonedha.

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Roli i Ereledio Shebekut

Rrjeti u zbërthye pasi në skemë u infiltruan agjentë të policisë. Hetimet zbuloi se Ereledio Shebeku një 35-vjeçar nga Tirana, nga Telegrami shpërndante tek të mashtruarit platformën e rreme XUEX. Agjentët e takuan dy ditë pas vizitës në lokalin e Lushnjes dhe i kërkuan t’i bëjë pjesë të XUEX.

Duke qenë se situata ishte bërë mediatike, dhe emri i tij ishte përmendur personalisht edhe nga socialisti Brace në rrjetet sociale, 35-vjeçari ishte i frikësuar dhe në tension nuk e bëri regjistrimin final në XUEX duke i adresuar tek persona të tjerë.

Hetimet zbuluan se në këtë skemë, Ereledio Shebeku ka bërë pjesë të rrjetit dhe ka trajnuar në mashtrim, gruan e tij së pari, Alma Shebeku, e cila është në kërkim policor, familjarë të tjerë të tij, përfshirë edhe 2 punonjëse të bashkisë së Divjakës, siç është Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, të dyja 38 vjeçe, kjo e fundit motra e Shebekut. Ata dyshohet se janë menaxherët kryesorë, pasi rekrutojnë dhe sigurojnë persona të ndryshëm për investime.

Nga hetimet rezultoi se Shebeku, përmes këtij aplikacioni, merr mesazhe nga një person i identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është britanik, dhe i fton pjesëmarrësit që të futen në orën 14:20 dhe 19:20 çdo dite, duke u kërkuar që t’i bëjnë “like” faqeve që ai u dërgon në “Telegram”. Nga ky investim, të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like, përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre, që në fakt nuk e tërheqin ndonjëherë.

Cilat janë firmat piramidale online?

Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online.

Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në “Telegram” i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”.

Previous Post

KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Shqetësuese, dobësohet familja

Next Post

Operacioni i Izraelit në Gaza, vritet zëvendëskomandanti i Forcave Detare të Hamasit

Next Post
Operacioni i Izraelit në Gaza, vritet zëvendëskomandanti i Forcave Detare të Hamasit

Operacioni i Izraelit në Gaza, vritet zëvendëskomandanti i Forcave Detare të Hamasit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al