Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimi me mikrokreditë/ Qytetari tregon skemën e MCA: Mora 4 milionë, duhet të paguaj 11

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mashtrimi me mikrokreditë/ Qytetari tregon skemën e MCA: Mora 4 milionë, duhet të paguaj 11
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast mashtrimi dhe zhvatje nga mikrokreditë, NOA dhe MCA.

Muhameri ka treguar për se në vitin 2009, vajza e tij ka marrë një kredi te NOA por nuk ka mundur ta shlyejë të gjithën brenda afatit të caktuar. Para 5 vitesh, në banesën e tij në Lushnje janë paraqitur disa “inspektorë” nga Micro Credit Albania të cilët i kanë kërkuar të firmosë disa dokumente pasi në të kundërt do i merrnin shtëpinë.

I trembur nga këto kërcënime, Muhameri ka firmosur menjëherë dokumentet pa e ditur se shuma e kredisë që do paguante do shumëfishohej. Ai thotë se vlera e kredisë së marrë ka qenë 4 milionë të vjetra, por me firmosjen e dokumentave nga MCA ai ka paguar deri më tani mbi 11 milionë lekë.

Sapo ka kuptuar këtë skemë mashtrimi dhe vjedhje, qytetari i është drejtuar NOA-s, aty ku ka marrë fillimisht kredinë, por ata e kanë njoftuar se MCA merret tanimë me këto lloje kredish. Qytetari ka kërkuar llogari nga MCA, por askush nuk i ka dhënë as dokumentet fillestare të kredisë së marrë në 2009 dhe asnjë përgjigje për këtë zhvatje që po i bëjnë.

Qytetari ka denoncuar këtë vjedhje edhe në Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, por duke deklaruar se nuk është kompetencë e tyre, qytetari ka mbetur në udhëkryq. Ai thotë se prej 5 vitesh paguan çdo muaj nga 8000 lekë të reja te MCA pa e ditur se ku shkojnë lekët e tij dhe nëse shlyerja e kredisë ka mbaruar apo jo.

Denoncimi i qytetarit:

“Dua të flas per nje kredi qe ka mare goca ime ne 2009. Kredine e ka mare ne NOA por para 5 vjeteve na erdhen ne Lushnje ata Trimat e M C A dhe thane do te marim shtepine ty po nuk firmose keto letrat. Une i firmosa dhe ata me kishin rrasur nga 3 000 000 leke te vjetra 11 000 000 vec atyre qe kishte shlyer goca. Une kam 5 vjet qe po laj gjynafet e vjedhieve qe ka bere M C A. Ata nuk me kane dhene te dhenat e kredise qe ka mare goca. Noa nuk me ka pranuar kam vetem ca letra qe ka bere M C A. Une kam 5 vjet qe paguaj cdo muaj 8 000 Lek te reja dhe vazhdoj rregullisht pagesat kurse me M C A nuk kontaktoj dot te 4 numrat e telefonit i kane te mbyllur kurse instancat e tjera shteterore, ministria e Finaces me kane thene seshte ne kopetencen tone”

/JOQ ALBANIA/

Tags: MCA
Previous Post

Tenderi i dyshimtë/ Arben Voja i fut 500 MILION Lekë në xhep Janis Karathanos

Next Post

Rezart Taçi dënohet edhe në Zvicër/ Mediet: Si tregëtari SHQIPTAR i naftës, fitoi “nga hiçi” 1.5 miliard dollarë!

Next Post
Rezart Taçi dënohet edhe në Zvicër/ Mediet: Si tregëtari SHQIPTAR i naftës, fitoi “nga hiçi” 1.5 miliard dollarë!

Rezart Taçi dënohet edhe në Zvicër/ Mediet: Si tregëtari SHQIPTAR i naftës, fitoi "nga hiçi" 1.5 miliard dollarë!

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al