Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Masat ndaj Berishës, Duka: SPAK bëri autogol, ja pse Rama është më i frikësuar

Editor by Editor
October 26, 2023
in POLITIKE
0
Masat ndaj Berishës, Duka: SPAK bëri autogol, ja pse Rama është më i frikësuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka nërë autogol me hetimin ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Kështu u shpreh në studion e News24, deputeti Agron Duka, Kryetar i PAA-së. Sipas tij, SPAK duhej t’i drejtohej Parlamentit dhe të kërkonte autorizimin pasi Berisha është deputet.

“Ne jemi Republikë Parlamentare, kemi votuar reformën në drejtësi. Sot vjen një institucion nga kjo reformë dhe na thotë nuk pyes për ju”, tha Duka.

Në këtë kuadër ai vuri theksin në shmangien e procedurave parlamentare nga ana e SPAk, duke e cilësuar këtë veprim si një autogol që Prokuroria Speciale i bëri vetes.

“Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë të drejtë ta paragjykojnë këtë lloj procesi në mënyrën se si është vepruar.

Opinioni im nuk është i njëjtë me Berishën. Ka ndryshim pozitiv. Kjo drejtësi ka penalizuar ministra dhe deputetë. Edhe ky rast e tregon. Është ngritur steka lart. Duket se nuk trembet përpara shantazheve që i bëhet politika. Pse e përzien Berisha me politikë? Natyrisht. Është politikani më i rëndësishëm i opozitës dhe akuzat lidhet me atë kur ai ka qenë kryeministër. Nëse ka ndërmarrë ndryshime ligjore nuk e ka bërë për dhëndrin e tij. Kështu janë edhe majtas.

Është thënë se kanë ngrënë dardha dhe kumbulla prapa kurrizit siç ka thënë Rama, ndërkohë që procedurat i ka bërë ai. Berisha nuk e sheh veten jashtë politikës dhe sulmet i konsideron politike. Personalisht, jam gjithmonë me idenë që drejtësinë të mos e shantazhojmë por këtë radhë ka bërë një autogol.

Të shkonte në Parlament dhe të merrte autorizim. Kjo drejtësi që është miratuar nga Parlamenti dhe unë kam pasur fatin ta votojë reformën në drejtësi dhe vjen e thotë nuk të pyes. Ne jemi republikë Parlamentare”, theksoi ai.

Duka shprehet kundër procese gjyqësore për vendime kolegjiale.

“Unë kam thënë se nuk mund të kenë dënime të qeverive për procedurat. Nëse merret një vendim që mendohet se i bën mirë vendit është vendim kolegjial. Ama kur futën duart te buxheti i shtetit është tjetër gjë. Nuk mund të dënohesh për procedura”, tha ai.

Ndryshe nga rasti i Berishës, Agron Duka thotë se Rama është më i frikësuar për të vetët.

“Më shumë e kanë frikë këta që e kanë në dorë. Qëndrimi kaq kohë të gjatë në pushtet, është e natyrshme që të krijojnë kaq raste korruptive. Njerëz të rëndësishëm të mazhorancës janë kapur me afera të rëndësishme dhe kjo e tremb më shumë Ramën se sa frika ndaj opozitës”, tha më tej.

Sa i përket takimeve me grupin e deputetëve të opozitës, Agron Duka thotë se takimet janë thirrur nga Gazment Bardhi.

“Ne ftesat i kemi marrë gjithmonë nga Gaz Bardhi. Ne nuk shkojmë për të mbrojtur Berishën. Berisha nuk ka nevojë për mua. Berisha e ka thënë që kur u shpall non grata, ai ka thënë qoftë se del një provë që unë kam përfituar nga qenia kryeministër dhe të afërmit për të marrë diçka në mënyrë abuzive, unë e përballoj vet. Këta i dhanë vetë një armë në dorë Berishës. Ky ka qenë një ngërç i krijuar nga këta të SPAK-ut”, nënvizoi.

Previous Post

Lajmi i fundit/ Dorian Duçka paraqitet në SPAK, ja për çfarë akuzohet

Next Post

GJKKO rrëzon Berishën për Irena Gjokën

Next Post
GJKKO rrëzon Berishën për Irena Gjokën

GJKKO rrëzon Berishën për Irena Gjokën

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet në Greqi, dridhet toka

May 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

May 8, 2025
 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

May 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al