Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Ma tha zyrtari i PPE”/ Basha: Rama dhe Berisha bashkëpunuan për të lobuar kundër meje

Editor by Editor
April 14, 2024
in POLITIKE
0
“Ma tha zyrtari i PPE”/ Basha: Rama dhe Berisha bashkëpunuan për të lobuar kundër meje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Lulzim Basha, në podkastin e përjavshëm që bën me dy të rinj, ka treguar disa “të pathëna” në lidhje me lobimet kundlr tij.

Sipas Bashës, zyrtarët e Partive Popullore Europiane (PPE) i kanë thënë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha kishin bashkëpunuar “nëndheshëm” për të lobuar kundër tij. Ai tregoi se zyrtari i PPE-së këtë gjë ia ka thënë me neveri, por edhe me humor.

Basha tha se grupi i Berishës ka lobuar me letra anonime kundër tij edhe në Këshillin e Europës, kur ai propozoi rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse.

“Në këtë përqasje ata kanë pasur dhe kanë një sinergji të plotë. Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy rtaste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës.

Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave.

Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal.” – tha Lulzim Basha.

Previous Post

Ekipi që rekrutoi Ervin Muça për të marrë të dhënat e TIMS, ende në detyrë

Next Post

Rike Roçi flet për Fatjonin: Ishte i vetmi opsion për mua!

Next Post
Rike Roçi flet për Fatjonin: Ishte i vetmi opsion për mua!

Rike Roçi flet për Fatjonin: Ishte i vetmi opsion për mua!

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Ura e Dajlanit te Mali i Robit vetëm 3 vendroje dhe 2 qendra shëndetësore pa ambulancë

Nga Ura e Dajlanit te Mali i Robit vetëm 3 vendroje dhe 2 qendra shëndetësore pa ambulancë

July 7, 2025
Denar Biba nën urdhrat e 2 drejtorëve hungarezë të One Albania dhe Vodafone, fsheh raportin e hetimit

Denar Biba nën urdhrat e 2 drejtorëve hungarezë të One Albania dhe Vodafone, fsheh raportin e hetimit

July 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al