Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lirimi i hapësirave publike, përse nuk u kryen këto ndërhyrje gjatë katër viteve të plota të mandatit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
Lirimi i hapësirave publike, përse nuk u kryen këto ndërhyrje gjatë katër viteve të plota të mandatit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Etleva Merko
Edhe këtë verë, në vend që të përjetonim “bumin e shumëpritur” turistik që do të përkthehej në rritje të ndjeshme të të ardhurave për ekonominë vendase, jemi dëshmitarë të një “bumi” krejt tjetër: spastrim masiv i drejtuesve të bashkive, me urdhër të prerë nga vetë kryeministri.
Një akt që përbën ndërhyrje flagrante në kompetencat e pushtetit vendor, të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Në të njëjtën kohë, po nga i njëjti burim vjen edhe një aksion tjetër “i fortë”: lirimi i hapësirave publike përgjatë gjithë vijës bregdetare, nën pretekstin e rikthimit të ligjshmërisë.
Deri këtu, gjithçka do të dukej sikur më në fund shteti po vepron, por çuditërisht kjo ndodh vetëm pas zgjedhjeve dhe pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ironia arrin kulmin në Theth, aty ku, vetëm një vit më parë, shteti u bënte sytë qorr ndërtimit të bizneseve “pa leje” për të nxitur turizmin dhe ekonominë lokale.
Sot, të njëjtat struktura po shemben, me policinë që ngjan më shumë si trup ndërhyrës sesa si mbrojtëse e rendit. Banorët, që investuan me shpresë, tani përballen me rrënim të pronës, dhunë psikologjike dhe mungesë totale të garancisë ligjore.
Kujtojmë se në vitin 2023 Shqipëria pati mbi 10 milionë turistë të huaj (sipas INSTAT ). Por ky sezon, i cili duhet të ishte trampolinë për të tejkaluar këtë arritje, po shndërrohet në një sezon kaosi institucional dhe goditjesh selektive.
Përse nuk u kryen këto ndërhyrje gjatë katër viteve të plota të mandatit? Përse tani? Strategji politike? Lajthitje e rastësishme? Show mediatik? Demonstrim force? Tallje me qytetarët? Apo hakmarrje?
Ndoshta të gjitha bashkë sepse kur ke pushtet absolut, nuk ke nevojë për logjikë, argument apo ligj. Thjesht thua: “Unë di gjithçka dhe do të bëj çfarë të dua.”
Previous Post

99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Next Post

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Next Post
Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al