Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Linja e kokainës ‘pëllumbi’ në Gjermani që fshihet pas showroom-it të Flux Fusion me makina luksoze që reklamon Fevziu në Tiranë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Linja e kokainës ‘pëllumbi’ në Gjermani që fshihet pas showroom-it të Flux Fusion me makina luksoze që reklamon Fevziu në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse SPAK ka vullnet për të luftuar pastrimin e parave në Tiranë dhe bregdet, mjafton të caktojë një prokuror të posaçëm, i cili të mbajë shënim dhe të verifikojë bizneset që reklamon Blendi Fevziu në pjesën e fundit të emisionit Opinion.

Nga një verifikim që kemi kryer për bizneset e reklamuara gjatë vitit të fundit, ku përfshihen hotele, kulla, resorte, showroom-e, restorante, bujtina, dyqane etj., rreth 70 % e tyre, janë produkt i investimit të parave të pista, kryerisht të trafikut të drogës, por edhe të korrupsionit, kontrabandës, skemave mashtruese etj., nga personazhe që janë subjekte të ligjit anti-mafia.

Për shembull, në 9 maj të këtij viti, gazetari Fevziu ia kushtoi pjesën e fundit të emisionit Opinion (rreth 20 minuta) showroom-it më të ri me makina elektrike të Auto Flux Fusion tek kullat e Bashkim Ulajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë, duke e prezantuar Flux Fusion një lider në tregun e makinave elektrike në Shqipëri.

Një dosje e autoriteteve gjermane tregon se pas këtij investimi dhjetëra milionë euro qëndron linja më e fuqishme e trafikut dhe e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës në Gjermani.

(Ferdinant Sporeja)

Administrator i Flux Fusion është Ferdinant Sporeja, i cili vite më parë është shpallur në kërkim nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për shitjen e testit me përgjigjet e sakta të konkursit të parë në Fakultetit të Drejtësisë.

Ferdinant Sporeja është mbulesë e një prej organizatave më të fuqishme të trafikut të kokainës dhe heroinës në Gjermani, me në krye Fiqiret Dedën nga Kavaja, i dënuar me 20 vite burg nga autoritetet gjermane dhe me 11 vite burg në mungesë nga Gjykata për Krimet e Rënda në Shqipëri.

(Fiqiret Deda)

Nga përgjimet dhe zbërthimi i telefonave anëtarët e grupit përdornin shpesh kodin ‘pëllumbi’ dhe ‘ndeshja’ duke iu referuar kokainës, ndërsa qendrën e kishte në qytetin e Regensburgut në Gjermani.

Grupi i Fiqiret Dedës, i goditur nga drejtësia gjermane, por që drejtësinë shqiptare e peshon me lekë, qëndron pas lulëzimit të befasishëm të biznesit të ri të makinave elektrike, një investim që, siç edhe reklamohet, arrin në dhjetëra milionë euro.

Ky investim me para që dyshohet se kanë si burim aktivitetin kriminal, kamuflohet me një kompani fantazmë, pa bilance, pa kapital dhe pa historik aktiviteti, por thjeshtë shërben si tubacion i thasëve me para të trafikut ndërkombëtar të drogës. Kompania ndryshon herë pas hera emrin dhe vendndodhjen.

Dosja gjermane, një dosje në arkivat e SPAK dhe disa investigime tregojnë se në fakt bosi i madh që koordinon trafikun e kokainës në disa shtete me serbe dhe hungareze, që është pronari i vërtetë i sallonëve të makinave dhe që pastron paratë në Tiranë, nuk është as Feqiret Deda dhe as Ferdinant Sporeja, por një tjetër Spore me disa emra, ku nuk dihet se cili është i vërteti.

I prangosur me kërkesë të gjermanëve sapo zbriti nga avioni në Rinas në vitin 2017, bosi i Flux Fusion i mbylli shpejt llogaritë me drejtësinë, duke u kthyer pothuajse në një fantazmë.

/Prapaskena/

Tags: Bashkim Ulajblendi fevziuFerdinant SporejafevziuFiqiret DedaFlux Fusiongjermanikokaine
Previous Post

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve

Next Post

Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, prokuroria kërkon 37 vite e 6 muaj burg për autorët

Next Post
Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, prokuroria kërkon 37 vite e 6 muaj burg për autorët

Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, prokuroria kërkon 37 vite e 6 muaj burg për autorët

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale

Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale

September 4, 2026
Rama – Melonit: A ma thyen dot?!

Rama – Melonit: A ma thyen dot?!

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al