Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lidhjet e errëta të Shkëlqim Selamit me pushtetin, përfiton lejen nga Rama për resortin luksoz

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Lidhjet e errëta të Shkëlqim Selamit me pushtetin, përfiton lejen nga Rama për resortin luksoz
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit duket se ka pasur një prapaskenë të errët në disa qarqe të Shqipërisë, ku eksponentë të opozitës dyshohet se janë “blerë” dhe rreshtuar në krah të mazhorancës qeverisëse. Pas rasteve të raportuara si ai i Agim Xhindolit në Lushnjë, Agron Çelës në Shkodër dhe së fundmi, ish-kryetarit të PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, i cili u emërua drejtor në Kadastrën Shtetërore, një tjetër emër i njohur në Vlorë ka ngjallur pikëpyetje të shumta për kalimin e tij befasues nga opozita në krah të kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Selamin, i cili u zgjodh deputet i LSI-së në vitin 2013, por mandati i tij u ndërpre në vitin 2016 pas zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Arsyeja e shkarkimit të tij ishte mosdeklarimi i një mase sigurie si pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, një fakt i dokumentuar nga autoritetet italiane.

Pas disa vitesh heshtjeje nga skena politike, Selami duket se ka gjetur një rrugë tjetër për të ushtruar ndikim dhe përfituar. Ai është ringjallur si një biznesmen i fuqishëm në sektorin e ndërtimit, duke themeluar në vitin 2020 kompaninë “Selami Konstruksion” sh.p.k. Katër vite më vonë, në vitin 2024, ai ka siguruar një leje të zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), me miratim personal nga Kryeministri Edi Rama, për të ndërtuar një qytezë të re luksoze në Orikum të Vlorës.

Faksimile: Leja e KKTU-së e vitit 2024 për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Orikum, dhënë firmës Selami

Dokumentet zbulojnë detaje të rëndësishme rreth kësaj lejeje. Në vitin 2024, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e një kompleksi banimi, hoteli dhe shërbimesh me 6 dhe 7 kate dhe një kat nëntokë, të pozicionuar përgjatë rrugës “Aulona” në Orikum. Subjekti zhvillues është pikërisht firma “Selami Konstruksion” sh.p.k., me Shkëlqim Selamin si pronar të vetëm.

Në dokumentet shoqëruese të lejes së ndërtimit përcaktohet vendndodhja e saktë e projektit, i cili do të shtrihet në zonën kadastrale 2832, në Bashkinë Vlorë. Zona përshkruhet si një pol i ri strategjik për bregdetin, i ndodhur rreth 14 kilometra në vijë ajrore dhe afërsisht 30 minuta larg qendrës së Vlorës me makinë. Pavarësisht se në leje përmendet ndërtimi i një hoteli apo pallati, dokumentet e tjera tregojnë për një projekt më ambicioz, atë të ndërtimit të një qyteze të re në Orikum. Sipërfaqja e përfshirë është tejet e madhe, me dhjetëra pallate që do të shtrihen në një zonë të konsiderueshme në hyrje të Orikumit. Prona në fjalë mësohet të ketë qenë e lakmuar dhe shpeshherë ka pasur konflikte pronësie mes palëve të interesuara për ndarjen e saj.

Pas shfaqjes së Shkëlqim Selamit si investitor, të gjitha mosmarrëveshjet pronësore janë sheshuar, duke hapur rrugën për marrjen e lejes përkatëse. Kjo sugjeron se lidhjet e ish-deputetit, të cilat shtrihen deri në nivelet më të larta të qeverisë, kanë luajtur një rol kyç në finalizimin e këtij projekti. Dokumentet tregojnë se projekti përfshin infrastrukturën e hotelerisë së një niveli bashkëkohor, duke konsideruar kërkesat në rritje për këtë destinacion bregdetar.

Leja e ndërtimit e përshkruan projektin si një hotel biznesi të vendosur në një ndërtesë shumëkatëshe, i cili synon të plotësojë kërkesat jo vetëm të hotelerisë, por edhe të rezidencave luksoze me shërbime komplementare si bare, restorante, SPA, salla konferencash etj. Apartamentet luksoze do të jenë të pozicionuara pranë bregdetit dhe do të kenë hapësira të gjelbërta që ofrojnë një atmosferë qetësie. Sipas dokumenteve, përdorimi kryesor i kompleksit do të jetë ai i banimit, por do të përfshijë edhe ambiente të ndryshme shërbimesh në formën e një qendre komerciale. Hapësirat rezidenciale do të ofrojnë një larmi tipologjish dhe madhësish, duke qenë fleksibël dhe të riorganizueshme në varësi të kërkesave të blerësve.

Ngjitja e Shkëlqim Selamit në radhët e përfituesve të mëdhenj të lejeve të ndërtimit shihet si një dëshmi tjetër e modelit të integrimit që ka ndërtuar qeveria aktuale. Sipas këtij modeli, nuk ka rëndësi nëse individi ka qenë në opozitë, i dënuar më parë, apo pjesë e organizatave kriminale; ajo që ka rëndësi është të bëhesh pjesë e klientelës së pushtetit dhe të përfshihesh në skemën e betonit dhe përfitimit. I njëjti model dyshohet të jetë përdorur edhe në Shkodër, Lushnjë dhe Durrës.

Tags: elami Konstruksion sh.p.kShkëlqim Selami
Previous Post

Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë

Next Post

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

Next Post
Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al