Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Libri si aksesor plazhi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, OP-ED
0
Libri si aksesor plazhi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Njerëzimi, e shpiku librin për të kaluar dijen nga një brez në tjetrin. Por askush nuk e parashikoi që një ditë, libri do përdorej për të kënaqur ndjekësit me një story në Instagram.

Kur libri bie në duart e një influencereje që e quan “aksesor si syzet”, kemi zbritur zyrtarisht nga Olimpi i Dijes në Olimpin e Dukjes.

Dinozauret u zhduken se nuk ditën të përshtaten. Dhe libri që t’i mbijetojë stuhisë se influencerve duhet të ndryshojë. Që të ketë sukses dhe të bëhet viral, libri nuk duhet të ketë më shumë se 30 faqe. Të gjitha të bardha.

Lexuesja moderne merr librin, bën selfi, shfleton faqet i sheh, nuk kupton gjë, dhe ndalet: “Çfarë ka dashur të thotë autori këtu? Një reflektim ekzistencial që s’mund ta japë as Kafka.

Por nëse nuk arrin të kuptoje se çfarë ka dashur të thotë autori në fund të çdo faqe djathtas do ketë një buton.

Nëse lodhesh duke mos lexuar, shtyp butonin dhe dëgjon “noise”, (zhurmë jo Noizin) dhe kthehesh te vetja. Nëse kjo nuk funksionon shtyp butonin poshtë në të majtë të faqes dhe ai të çon ne një video në tiktok ku autori shpjegon vetë çfarë ka dashur të thotë me faqen e bardhë.

Dihet që librat kanë edhe fjalë të ngatërruara si “lexim”, “punë”,”art”, “filozofi”, “a” (germa e parë e alfabetit). Nëse hasni fjalë të tilla, …në krye të çdo faqe do ketë një QR cod që të çon direkt te një instagram ku dikush me pamje profesori Oxfordi shpjegon kuptimin e fjalëve raskapitese.

Me të drejtë influencer ynë do të thotë: çfarë fitoi unë duke lexuar një libër me faqe të bardha?

Këtu hyn motivimi.

Për të përmirësuar renditjen në PISA ka menduar qeveria. Me çdo faqe që lexon (ose bën sikur lexon), merr 100 lek nga Ministria e Arsimit në kuadër të projektit: “Shqipëria lexon”

Kur mbërrin në faqen e fundit është një buton ngjyrë gri, – shtyp atë dhe del edhe fatura fiskale e keshtu je në rregull edhe me aksionin e fundit të qeverisë

Previous Post

Pas urdhërit të Ramës tatimet zbresin në tregje! Aksioni për faturimin shtrihet në 3 faza

Next Post

Shkarkimet e drejtorëve/ Beleri: Pushteti në Shqipëri autokrat!

Next Post
Shkarkimet e drejtorëve/ Beleri: Pushteti në Shqipëri autokrat!

Shkarkimet e drejtorëve/ Beleri: Pushteti në Shqipëri autokrat!

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al