Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar një nga aferat më të turpshme në Shqipërinë post komuniste, ku zyrtarë të lartë të shtetit, ata që xhirojnë qindra miliona euro, në bashkëpunim me biznesmenë të fuqishëm, me lidhje të forta me politikën dhe krimin, sillen si një bandë e mirëfilltë kriminale. Ngjarje që të kujtojnë Italinë e viteve ’80-’90, apo aktualisht grupet apo politikën e vendeve të Amerikës Latinë apo të disa vendeve në Amerikën Veriore.
Dosja mund të konsiderohet një nga më të arrirat e vetë SPAK-ut, pasi veprimet e anëtarëve të saj janë thjesht të turpshme, ku tashmë detyra e BKH-së apo edhe vetë Prokurorisë, duhet të jetë gjetja e parave dhe vendeve se ku janë strehuar kapot e këtij grupi, të fshehur në parajsa natyrore apo në parajsa fiskale, atje ku kanë çuar paratë e vjedhura të shqiptarëve të varfër.
Në skenë kanë dalë politikanë të rëndësishëm, biznesmenë të fuqishëm, me në krye Ergys Agasin apo Ermal Beqirin, por edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilët ishin “shkrirë” në një grup të vetëm, duke dyfishuar vlerat e tenderit, apo duke marrë peng biznesmenë të tjerë që të mos futeshin në tendera apo të tërhiqeshin nga ankimi.
Një nga rastet më flagrante ka qenë padyshim marrja peng e Gerond Meçes, një kundërshtar i Ermal Beqirit, ku organizator, sipas dosjes së SPAK-ut, janë disa persona, si Agasi, Beqiri, vetë Karçanaj, apo edhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Koordinimi i tyre ka qenë mbreslënës, ku nga zyra e famshme Gysit është organizuar pengmarrja.

Megjithatë, krahas këtyre emrave, në dosjen e SPAK-ut, një kopje të së cilës e disponon edhe VoxNews, faktohen veprimet e një tjetër anëtari të grupit kriminal, i cili është as më shumë e as më pak por një tjetër biznesmen i fuqishëm, Laert Kasaj, i cili nëpërmjet firmës së tij ka vepruar me Ergysin apo me Ermalin për të marrë peng Gerond Meçen.
Në dosje shkruhet mjaft qartë se, gjatë kohës që Gerond Meçe është marrë peng, pengmarrësit kanë kontaktuar me administratorin e shoqërisë së tij, duke e “urdhëruar” që të tërhiqet nga ankimi në KPP në disa procedura. Në datën 18 gusht 2025, është bërë një urdhër për heqjen nga pezullimi i procedurës së prokurimit, ku Komisioni më pas ka shpallur fitues operatorin ekonomik “Ratech” shpk. Pikërisht, pronari i kësaj firme është Laert Kasaj, i cili tashmë ia ka kaluar fiktivisht aksionet një të afërmi, me të njëjtin mbiemër.
Këto veprime të pengmarrësve e kanë ndihmuar së tepërmi “Ratech” të fitojë tenderin e majmë, ku të gjithë anëtarët e grupit kanë vepruar me shpejtësi, në disa raste të fitonte Ermal Beqiri dhe në këtë rast të fitonte para Laert Kasaj.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se, kompania “Ratech” me ndihmën e pengmarrësve të Gerond Meçes, i kanë dhënë në “tavolinë” biznesmenit Laert Kasaj plot 71.996.600 lekë. Mësohet se oferta e tyre ka qenë afërsisht 12.000.000 lekë më shumë sesa oferta e operatorit Advance Business Solutions, ABS.
Një skemë e qartë kriminale, ku të gjithë aktorët janë munduar që të eliminojnë Meçen me qëllim që t’i fitojnë tenderët më lehtë. Normalisht dosja është nën hetim e sipër, ku tashmë priten edhe masa të tjera shtrënguese.

Previous Post

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Next Post

Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

Next Post
Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al