Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kushtetuesja përballë provës/ Vendimi për Berberin mund të rrëzojë dosjet ndaj Ballukut dhe Becit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kushtetuesja përballë provës/ Vendimi për Berberin mund të rrëzojë dosjet ndaj Ballukut dhe Becit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Por një tjetër çështje po shqyrtohet në hije, vendimi i së cilës rrezikon të vendosë fatin e tre dosjeve të bujshme, përfshi edhe atë të zonjës Balluku.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024.

Me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, Berberi godet gjithashtu ligjshmërinë e provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij, prej nga janë gjeneruar të dhëna për tre dosje të rëndësishme me dhjetra persona të akuzuar.

Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.

Bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në një tender gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Më 5 mars, Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë plenarë mbi bazën e dokumenteve lidhur me kërkesën e Berberit, ku avokati i tij dhe prokurorët e SPAK kanë parashtruar argumentet e tyre.

Kërkesa e ngritur nga Berberi përballë Gjykatës Kushtetuese ka krijuar shqetësime për Prokurorinë e Posaçme, veçanërisht për pjesën që lidhet me ligjshmërinë e provave.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të komentonte zyrtarisht, por një burim në dijeni të çështjes i tha BIRN se Gjykata Kushtetuese kishte tashmë në dorë fatin e mëtejshëm të tre procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë.

“Në rast se provat çmohen të papërdorshme, atëherë do të rrezikohen akuzat për afro 40 të pandehur, përfshirë edhe akuzat ndaj Ballukut, Becit dhe Berberit,” tha burimi.

Avokati i ish-kreut të ARRSH, Gentian Romano i tha BIRN se nuk kishte asnjë koment për të bërë lidhur me kërkesën dhe pretendimet e ngritura në Gjykatën Kushtetuese.

Precedentët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e bërë nga Berberi janë të përzierë. Ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar në përgjithësi kërkesat për shfuqizimin e masave të arrestit për zyrtarët e lartë, në një rast, gjykata i dha të drejtë një ankueseje për sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të procedimit penal ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese nuk gjendet ndonjë e dhënë për seancën e radhës që do të zhvillohet për këtë çështje, por burime të gjykatës i thanë BIRN se vendimarrja pritet të shpallet javën e ardhshme./Reporter.al

Previous Post

Ruhej në kushte alarmante/ Skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule të rrezikshëm

Next Post

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

Next Post
Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Merret me dhunë nga policia gjimnazisti në Burrel, thyhet dera e makinës së policisë

Merret me dhunë nga policia gjimnazisti në Burrel, thyhet dera e makinës së policisë

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e efektivit të përfshirë nga flakët kërcënon studentët: Do t’ia shuaj gjithë familjen atij që e bëri

Bashkëshortja e efektivit të përfshirë nga flakët kërcënon studentët: Do t’ia shuaj gjithë familjen atij që e bëri

October 17, 2026
Situata në Shqipëri, senatori amerikan thirrje qeverisë: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Situata në Shqipëri, senatori amerikan thirrje qeverisë: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

October 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al