Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Kush ishte 21-vjeçari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Kush ishte 21-vjeçari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

21-vjeçari nga Merilendi, i identifikuar si Nasir Best, i cili hapi zjarr në Shtëpinë e Bardhë, ishte një person i njohur për Shërbimin Sekret amerikan. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Best besohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte pasur disa përplasje me autoritetet gjatë vitit të fundit.

Ai ishte shtruar më herët në një institucion psikiatrik për vlerësim. Mediat raportojnë se më 26 qershor të vitit të kaluar ai ishte arrestuar në Uashington për pengim të transportit, ndërsa më 10 korrik ishte ndaluar sërish për hyrje pa leje.

Në një nga incidentet, ai kishte tentuar të kalonte në një pikë kontrolli dhe kishte folur në mënyrë të pakuptueshme me agjentët federalë dhe policinë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Best kishte shkelur edhe një urdhër gjykate për të qëndruar larg Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratat e tij ai pretendonte se ishte “Jezu Krishti” dhe kërkonte të arrestohej.

CNN raportoi se në postimet e tij në internet, 21-vjeçari kishte bërë edhe kërcënime ndaj Donald Trump, duke shkruar: “Unë jam vërtet biri i Zotit”.

Sipas autoriteteve, ai arriti të qëllonte disa plumba përpara se të neutralizohej nga oficerët federalë. Ai u transportua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur rëndë edhe një kalimtar.

Pas incidentit, Shërbimi Sekret u vendos menjëherë në gatishmëri në Shtëpinë e Bardhë dhe evakuoi gazetarët drejt sallës së konferencave për shtyp. Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, ndërsa politikanë nga të dyja partitë dënuan aktin e dhunës.

Previous Post

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

Next Post

Përleshje e frikshme mes të rinjve, në pranga nëntë persona në Londër

Next Post
Përleshje e frikshme mes të rinjve, në pranga nëntë persona në Londër

Përleshje e frikshme mes të rinjve, në pranga nëntë persona në Londër

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al