Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kush ha kumbulla, kujt i mpihen dhëmbët”/ PS e Durrësit përplaset me Ramën: Njerëzit po na përzënë

Editor by Editor
February 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Kush ha kumbulla, kujt i mpihen dhëmbët”/ PS e Durrësit përplaset me Ramën: Njerëzit po na përzënë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama kërkon tetë mandate më 11 maj nga Qarku i Durrësit, po aq sa mori në zgjedhjet e vitit 2021. Por, zhvillimet e ndodhura gjatë këtyre katër viteve në këtë qark, keqqeverisja e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe katapultimi në postet kyçe drejtuese të njerëzve që nuk kanë lidhje me Durrësin, kanë shkaktuar pakënaqësi në bazën socialiste.

Burime të Voxnews.al pohojnë se pakënaqësitë e bazës shpërthyen në fillim të kësaj jave, kur në një mbledhje të degës së partisë, ku merrte pjesë edhe vetë Edi Rama, drejtuesi i socialistëve në këtë qark i ka bërë të qartë se objektivi i vendosur prej tij për 8 mandate është i paarritshëm.

“Objektivi i vendosur prej jush në Durrës nuk arrihet, sepse ne po na përzënë, s’po na pranojnë”, mësohet se ka deklaruar në këtë mbledhje kreu i PS-së së Durrësit, Luan Zaza. Deklarata e tij shkaktoi kundër reagimin e Ramës, që i kërkoi shpjegime se përse nuk arrihet ky objektiv.

Por, kulmi i kundërshtimit ndaj kryesocialistit nuk ishte kjo deklaratë. Kulmi ishte fjala e një koordinatori të Partisë Socialiste me kontribut prej dy dekadash në radhët e partisë. Duke cituar një fjalim të ish-Presidentit të SHBA, Teodor Ruzvelt, ai i përcolli Edi Ramës me diplomaci shqetësimin e durrsakëve për katapultimin e njerëzve jashtë rrethit e qarkut në poste kyçe të administratës qendrore e vendore, koston e keqqeverisjes së të cilëve e paguajnë strukturat vendore të Partisë Socialiste.

“Ndërsa po prisnim të zije vend aty në skenë m’u kujtua pjesa The man in the Arena, “Njeriu në skenë” nga fjalimi “Citizenship in a Republic” i Teodor Ruzvelt, të cilën po e lexoj për të gjithë: Merita, i takon njeriut i cili është vërtetë në skenë, fytyra e të cilit është njollosur nga pluhuri, djersa dhe gjaku; ai që përpiqet me trimëri; i cili gabon; i cili dështon, sepse nuk ka përpjekje pa gabime dhe mangësi. Por, ai që në të vërtetë përpiqet në punën e tij, ai i cili njeh entuziazmin dhe përkushtimin, ai që rraskapitet për një kauzë të denjë, i cili në rastin më të mirë në fund vlerëson triumfin e arritjes dhe në rastin më të keq, në qoftë se dështon, të paktën dështon duke guxuar fort. Kështu që, vendi i tij nuk mund të jetë kurrë me ata njerëz indiferent dhe frikacakë, të cilët nuk e njohën kurrë as fitoren e as humbjen”, tha koordinatori socialist.

Këtë fjalim të një prej presidentëve më të mëdhenj amerikanë, koordinatori socialist e lidhi me situatën elektorale në Durrës. Ai ia tha në sy Edi Ramës, se në Durrës, eksportimi nga Tirana dhe rrethet e tjera të drejtorëve ‘Kap ça të Kapësh’ ka armiqësuar Partinë Socialiste me bazën e saj.

“Dua të përsëris një shqetësim, që ta kam shprehur dhe në takimin te ‘Tropikali’ para zgjedhjeve 2021, shqetësimin për drejtorë të “eksportuar” në Durrës nga Tirana apo rrethet që janë bërë “KÇK”, në poste prej vëllait, ministres, mikut, që asgjë s’i lidh me “Skenën Elektorale” në Durrës, apo detyrën në PS! Nuk duan t’ia dijë “KÇK” që sillni në Durrës se je koordinator i PS, Kryetar PS apo ça je. Ata që të presin e të zgjidhin hallin janë të paktë. Durrësi ka pasur dhe ka drejtues shumë të mirë, edhe që kanë mbajtur në shpinë zona shumë të vështira elektorale, prandaj nuk keni pse sillni “KÇK” nga Tirana kur për votat këtu kujdesemi ne”, vijoi ai.

Koordinatori socialist nuk la pa përgjegjësi edhe vetë Edi Ramën, që në 2021 doli deputet në këtë qark.

“Në Durrës në 2021 erdhe vetë i 8-të e të dhamë sa deshe vetë. 8 kërkove, 8 more! Gjithashtu 15871 vota si deputet, përkundër 11412 votave që more në Vlorë! E të gjitha sa thashë më lart lidhen me pritshmëritë që ka pas anëtarësia e PS Durrës nga ty si deputet i Qarkut dhe Kryeministër! E që ta mbyll, situatës tani në Durrës i shkon për shtat shprehja popullore ‘kush han kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët’”, tha zyrtari vendor socialist.

Fjalimi koordinatorit vendosi jo pak në siklet Edi Ramën, që i kërkoi emra konkretë se cilët janë drejtorët dhe zyrtarët nëpër institucione që nuk bëjnë detyrën e tyre dhe nuk u përgjigjen halleve të njerëzve.

Përgjigja që mori pas prej koordinatorit ishte se “KÇK janë të gjithë pa asnjë përjashtim”. Koordinatori tha  qytetarët durrsakë po i përzënë dhe solli si shembull përpjekjet për t’u takuar me të prekurit nga përmbytjet e fundit. “Tani që vajtën për përmbytjet i kanë nxjerrë jashtë”, tha ai.

Previous Post

Vrau bashkëshorten në sy të dy fëmijëve, del ekspertiza për 30-vjeçarin, Lulzim Toçi

Next Post

Meta dhe Kryemadhi bënë rekurs në Gjykatën e Lartë, përcaktohet relatori i çështjes

Next Post
Meta dhe Kryemadhi bënë rekurs në Gjykatën e Lartë, përcaktohet relatori i çështjes

Meta dhe Kryemadhi bënë rekurs në Gjykatën e Lartë, përcaktohet relatori i çështjes

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al