Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kryebashkiaku i Berishës letër Ramës: Emigrantët afrikanë i përballojë unë

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Kryebashkiaku i Berishës letër Ramës: Emigrantët afrikanë i përballojë unë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e debatit lidhur me marrëveshjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin, ku priten të akomodohen emigrantë të paligjshëm që do të kapen në brigjet italiane, një prej kryebashkiakëve të mbështetur nga ish-Kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 14 majit, i është drejtuar me një letër zyrtare kreut të qeverisë.

Hil Curri, Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, nuk ëhstë mjaftuar vetëm me Ramën, por ia ka drejtuar letrën edhe Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes me Italinë.

Në letrën zyrtare, kreu i Fushë Arrëzit Hil Curri, i cili doli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, shprehet ndër të tjera, se shpreh gatishmërinë për të “kontribuar në një përgjigje humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Evropë”.

Nuk dihet nëse ky është një vendim personal i kryebashkiakut, sa mund të jetë konsultuar ai me grupimin që e mbështeti në 14 maj, por shumë prej deputetëve të rreshtuar në krah të Berishës, e kanë kundërshtuar marrëveshjen e Ramës me Melonin, duke e cilësuar madje edhe si cënim të sigurisë, nëse do të zbatohet.

“E kuptoj se Kryeministri i Shqipërisë, ne bashkëpunim me Kryeministren e Italise, eshte pajtuar qe te lejojè emigrantet nga Italia te qëndrojne ne kampe te vendosura ne Shqipèri, veçanèrisht ne disa bashki te zgjedhura.

Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej këtyre emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë.

Bashkia jone ka nje histori te gjate tê mirëpritjes se vizitorève me duar te hapura. Une ndiej nje krenari te veçante per natyrën e ngrohte dhe mikpritèse te popullit tone, e cila ka qene nje karakteristike e kultures shqiptare per breza të terê. Eshte nje pjese e identitetit tone qe une konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantêt ne nevoje. Une jam i gatshèm te punoj ngushte me autoritetet perkatese per te siguruar mirèqenien dhe integrimin e emigrantève te vendosur nën kujdesin tone.

Për me tepër, komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbeshtetes ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejne siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurese dhe organet nderkombetare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmen qe u nevojitet. Une kerkoj me respekt mundesine per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshēm te punoj me vendosmeri per te përmbushur te githa kerkesat e nevojshme dhe per te ofruar njè mjedis te sigurt, mikprites dhe mbeshtetes per këta individe.

Ju falënderoj per konsiderimin e propozimit tim he pres pergjigen tuaj. Bashkia Fushe-Arrez mbetet e perkushtuar per rolin tone ne mbeshtetjen e atyre ne nevoje he pèr te vazhduar traditën e pasur te mikpritjes shqiptare”, shkruan ai.

Previous Post

Luis Diaz takohet më në fund më prindërit: Ishte shumë e vështirë, kam 12 ditë pa fjetur

Next Post

E kapi duke bërë s*ks me të dashurën e tij, vret shokun e ngushtë. Emri

Next Post
E kapi duke bërë s*ks me të dashurën e tij, vret shokun e ngushtë. Emri

E kapi duke bërë s*ks me të dashurën e tij, vret shokun e ngushtë. Emri

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë

Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë

June 4, 2026
Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al