Policia e Matit ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve: E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.
Ndërkohë, po Policia e Matit raportohet se ka referuar materialet në Prokurorinë e Dibrës, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos. Sipas Policisë, 27-vjeçari automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.
Gjithashtu, Policia e Bulqizës ka referuar materialet në Prokurorinë e Dibrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç.