Sot mbahet seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e përbashkët pritet që të jenë në total 130 deputetë të pranishëm. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë. Të ftuar janë edhe përfaqësues të opozitës.
Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Mbledhja do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.
AXHENDA:
-06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit
-10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
-11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
-Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
-Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
-Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
-Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
-Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
-Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
-Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë
-Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
-Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
-Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës