Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Korrupsioni ‘pushton’ KESH dhe OSHEE”, Rithemelimi: Rama kërkon të rrisë çmimin e energjisë, skemat koruptive…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Korrupsioni ‘pushton’ KESH dhe OSHEE”, Rithemelimi: Rama kërkon të rrisë çmimin e energjisë, skemat koruptive…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Lisandër Hoxha ka denoncuar se katër zyrtarë janë larguar nga puna në KESH dhe OSHEE.

Ai ka deklaruar se kjo është pasqyrë e qartë e korrupsionit në operatorët e energjisë duke qenë se largimi i tyre u bë për arsye se janë nën hetim për përfshirjen në fshirjen e debive nga sistemi dhe marrjes së shpërblimeve për një shërbim të tillë.

Deklarata e plotë:
Në dy javët e fundit, janë larguar nga pozicionet drejtuese në Sistemin Energjetik, Administrator i KESH Ergys Verdho, Administrator i FSHU, Elton Sevrani, Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë Adriatik Kupi, në të njëjtën kohë kryetar i PS në Ibë, si dhe Drejtori i Arkëtimit në OSHEE, Bledar Cerri.

Është kjo një pasqyrë e qartë korrupsioni të frikshëm që ka kapur ndërmarrjet publike në sektorin e energjisë elektrike, si KESH, por mbi të gjitha OSHEE.
Drejtorët më të rëndësishëm të këtyre kompanive largohen nga pozicionet kyçe të mësipërme sepse janë nën hetim për një skemë të gjërë dhe të gjatë korrupsioni, atë të fshirjes së debive nga sistemi dhe të pagesave nën dorë për favore të tilla. Me pak fjalë, të njëjtët drejtorë me të cilët qeveria mburrej për uljen të humbjeve (vjedhjeve) deri nën 20%, janë përfshirë në një skemë manipulimi të sistemit të debitit dhe detyrimesh financiare, duke fshehur debitorët në këmbi të rryshfeteve të majme.
Ja pra se si vidhet ditën për diell energjia e shqiptarëve dhe se si mbushen xhepat e rilindjes në kurriz të atyre familjeve shqiptare që në mënyrë korrekte paguajnë energjinë elektrike, edhe pse ne paguajmë, pas Malit të Zi, cmimin më të shtrenjtë në Rajon dhe ndër më të shtrënjtët në Evropë.
Ja pra sesi manipulohen të dhënat për sukses imagjinare në administrimin e sektorit energjetik, kur e vërteta është plotësisht e kundërta;
Ja pra përse Rama kërkon me çdo kusht të rrisë çmimin e energjisë elektrike, sepse rilindasit e tij po i nxjerrin ndërmarrjet e sektori me këpucë të kuqe.
Sektori energjetik sot po kalon ditët e tj më të zeza. Mbi një miliardë euro të hedhura si investim në këtë sektor, nuk kanë arritur aspak të rrisin performancën.
Përkundrazi, problemet teknike, humbjet reale në rrjet dhe parametrat kryesorë të sistemit janë në realitet përkeqësuar.
Kompanitë e sektorit janë në rrënim financiar sepse janë të eksopozuara ndaj një borxhi rreth 1,3 miliardë euro. Ato vuajnë rëndë nga keqadministrimi militant, korrupsioni i lartë partiak dhe nepotizmi politik.
Nuk mjaftojnë vjedhjet por edhe shpërdorimi i parasë publike, siç është rasti i kontratës favorizuese për makinat me qira, që u bëhen oligarkëvë miq të Ramës (Agron Papuli), me çmime shumë të shtrenjta.
Nga kjo bandë karkalecash që po bëjnë batërdinë me paratë e shqiptarëve ka vetëm një mënyrë për ti hequr qafe. Mosbindja civile. Prandaj të gjithë së bashku në 20 shkurt në Tiranë. O sot, o kurrë!

Previous Post

Zbulohet partneri boksier i Sara Gjordenit!

Next Post

Blerando-Shqipe hapin mesazhet në studio, ja raporti i tyre pas…

Next Post
Blerando-Shqipe hapin mesazhet në studio, ja raporti i tyre pas…

Blerando-Shqipe hapin mesazhet në studio, ja raporti i tyre pas...

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

October 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kuvendi përjashton për 60 ditë gjashtë deputetë të PD-së pas kaosit në seancën plenare

Kuvendi përjashton për 60 ditë gjashtë deputetë të PD-së pas kaosit në seancën plenare

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al