Një 16-vjeçar nga fshati Barç, Korçë ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Mësohet se 16 vjeçari ka ndërruar jetë në banesën e tij ku prezentë kanë qenë dhe familjarët të cilët edhe pse njoftuan ambulancën, ishte e pamundur për mjekët që ta kthenin në jetë.
Njoftimin për ndarjen nga jeta e ka bërë shkolla e tij në një postim në rrjetet sociale.