Një kontroll i befasishëm është kryer në paraburgimin e Durrësit sot.
Mësohet se gjatë kontrollit janë sekuestruar 10 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin nga të dënuarit. Dy prej këtyre celularëve janë gjetur në qeli, ndërsa pjesa tjetër në rrethimin e jashtëm.
Nuk dihet nëse 8 celularët e tjerë ishin tentativë për t’ua dhënë të burgosurve apo ishin të fshehura prej tyre.