Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konsituohet Këshilli për Legjislacionin, caktohen relatorët për kërkesën e PD-së për shkarkimin e Peleshit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Konsituohet Këshilli për Legjislacionin, caktohen relatorët për kërkesën e PD-së për shkarkimin e Peleshit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Legjislacionin  shqyrtoi sot kërkesën e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi”.

Deputeti Ivi Kaso u shpreh se, kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka të bëjë me drejtimin e seancës nga Kryetari i Kuvendit në seancat e datës 16 shtator dhe seancën e datës 18 shtator, në të cilat theksoi Kaso, “ka kryer veprime aktive në kundërshtim të hapur me parashikimet e Kushtetutës dhe Rregulloren e Kuvendit duke i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës dhe duke treguar anshmëri politike në drejtimin e Kuvendit”.

Kaso theksoi se, “kjo kërkesë ka të bëjë me mohimin në thelb të së drejtës së deputetëve të Kuvendit për të diskutuar në mënyrë konstruktive, lidhur me efektivitetin e ndryshimeve të propozuara të Rregullores, përshtatshmërinë e tyre dhe pse jo thyerjen e një tradite parlamentare, nisur që nga viti 2013 me anë të së cilës ndryshimi i Rregullores së Kuvendit është bërë me konsensus”.

Po ashtu, shtoi Kaso, edhe në seancën e prezantimit të programit të qeverisë ka pasur shkelje kushtetuese nga Kryetarit i Kuvendit.

“Në seancën e prezantimit të programit të qeverisë ishte Kryeministri, i cili i diktoi Kryetarit formal të Kuvendit mënyrën sesi duhej të drejtohej seanca”, tha Kaso.

Për këto arsye, u shpreh ai, deputetët e opozitës kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i mazhorancës, Damian Gjiknuri u shpreh se duhet caktuar një relator dhe të merret koha e nevojshme për diskutim.

“Sot jemi njohur me këtë kërkesë, sepse sot u konstituua dhe ky komision dhe propozojmë të caktojmë një relator dhe ne si mazhorancë pasi jemi njohur me kërkesën që ka paraqitur Kaso të marrim kohën e nevojshme, të caktojmë një njeri, të bëjmë një relatim dhe pastaj të vazhdojmë me diskutimin sepse në fund mund të dalim me një mendim ose palët mund të votojnë sipas pozicionit të tyre politike dhe seancës do t’i shkojmë me raporte të ndara”, u shpreh Gjiknuri.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj propozoi që relator nga mazhoranca të jetë Damian Gjiknuri. Ndërkohë, relator nga opozita do të jetë Ivi Kaso.

Data e seancës së ardhshme do të përcaktohet nga të dy relatorët.

Sot Këshilli për Legjislacionin zhvilloi mbledhjen e konstituimit.

Këshilli për Legjislacionin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë më parë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Këshilli siguron përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Anëtarët e Këshillit janë me profesion jurist ose kanë përvojë legjislative.

Këshilli për Legjislacionin kryesohet me rotacion çdo 5 muaj nga secili anëtar, duke filluar sipas renditjes alfabetike të mbiemrit, duke ruajtur parimin e kryesimit një herë nga shumica dhe një herë nga pakica parlamentare.

Nisur nga ky përcaktim, kryetarja e Këshilli për Legjislacionin është Aulona Bylykbashi.

Në fjalën e saj në nisje të mbledhjes së parë të këshillit, Bylykbashi u shpreh se Këshilli për Legjislacionin funksionon si një organ këshillimor, i cili vlerëson dhe jep mendim për çështje kushtetuese ose ligjore që ngrihen në lidhje me tekstin e projektligjeve, gjithashtu për çështjet e harmonizimit me legjislacionin në fuqi, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare.

Kaso kundërshtoi kryesimin nga Aulona Bylykbashi, duke u shprehur se, “është zbatuar gabim parashikimi i pikës 3 të nenit 14 të Rregullores për sa i përket mekanizmit sesi kryesohet ky këshill”.

Sipas tij, duke iu referuar përmbajtjes së deputetëve të Këshillit të Legjislacionit kryesimi duhet t’i takonte deputetes Greta Bardeli.

Anëtarët e Këshillit të Legjislacionit

Aulona Bylykbashi      PS

Arian Ndoja               PD

Blendi Himçi              PD

Damian Gjiknuri         PS

Erion Malaj                 PS

Fatmir Xhafaj              PS

Gjin Gjoni                   PD

Greta Bardeli               PD

Ivi Kaso                       PD

Olsi Komici                  PS

Anëtarët zëvendësues të Këshillit të Legjislacionit

Ani Dyrmishi                PS

Erjona Ismaili               PS

Oerd Bylykbashi           PD

Gazment Bardhi            PD

Previous Post

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

Next Post

Tre shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi

Next Post
Tre shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi

Tre shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al