Një konflikt mes komshinjve është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Allias. 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
31-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat ndërsa po punohet edhe për kapjen e autorit.
“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.