Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar “stafetën” dhe prej ditës së sotme nuk do të mbajë më postin e drejtorit të përgjithshëm në Policinë e Shtetit.
Një ditë më parë mediat raportuan se Rrumbullaku kishte paraqitur dorëheqjen, ndërsa ditën e sotme, ky ndryshim u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili deklaroi se kanë nisur procedurat për zgjedhjet e kreut të ri të Policisë së Shtetit.
Drejtori i ri i komanduar do të jetë Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.
Në një deklaratë për mediat, ministri theksoi se ndryshime do të ketë edhe në rang qarqesh dhe drejtuesit e rinj të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit do të zgjidhen në javët në vijim.