Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Konfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni!

Editor by Editor
January 26, 2024
in KRYESORE, Shendet
0
Konfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka arritur në gjashtë numri i rasteve të diagnostifikuara me fruth në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për News24 se bëhet fjalë për persona me lidhje të ngushtë familjare dhe kryesisht të grupmoshave të vogla.

“Më së shumti pacientët e prekur janë fëmijë. Ajo që konfirmohet është lidhja e ngushtë familjare mes të gjithë pacientëve. Ajo që është shumë shqetësuese është se janë të gjithë të pavaksinuar. Aktualisht kanë një gjendje të stabilizuar mjekësore në banesë, ku janë izoluar për të evituar kontaktet e vazhdueshme me persona të tjerë”,–thotë për “Neës 24”, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Aurora Hyka.

Në këto raste nevojitet një bashkëpunim i ngushtë i të gjitha strukturave shëndetësorë, por edhe familjarëve të pacientëve të sëmurë për të zbuluar të gjithë zinxhirin e kontakteve që ata kanë pasur. Sipas drejtoreshës Hyka është kryer i gjithë hetimi epidemiologjik.

“Kemi pritur një bashkëpunim edhe më të plotë me familjarët, por me këmbënguljen e të gjitha strukturave shëndetësore kemi arritur që ta marrim të gjithë informacionin, të bëjmë ndjekjen e tyre, të dërgohen në ISHP mostrat e gjakut si dhe tamponët nazofaringalë për të bërë një vlerësim dhe diagnostikim të plotë të situatës.”

Të 6 rastet e prekura nga fruthi në Durrës kanë lënë mjediset spitalore.

11 rastet e prekura me fruth në Durrës dhe Tiranë u konfirmuan një ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet me këtë virus në vendin tonë konfirmohen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. I njëjti apel bëhet edhe nga autoritetet shëndetësore në Durrës.

 “Nevojitet bashkëpunim dhe respektim i aplikimit të vaksinave të cilat janë absolutisht shumë të detyrueshme dhe të nevojshme për të gjithë ne”,– thotë Hyka.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Ai përhapet nga kollitja dhe teshtitja, si dhe kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë. Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës.

Previous Post

“Më ka rrahur policia serbe”, Sylejman Kllokoqi, kameramani i luftës rrëfen masakrën e Reçakut

Next Post

Tragjike! Ish-Missi nga Kavaja humb jetën në moshën 18-vjeçare

Next Post
Tragjike! Ish-Missi nga Kavaja humb jetën në moshën 18-vjeçare

Tragjike! Ish-Missi nga Kavaja humb jetën në moshën 18-vjeçare

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

Shifrat/ Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

July 2, 2025
USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

July 2, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al