Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi për qeverinë: Kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi për qeverinë: Kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës.

Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi (shiko graf në fund).

Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport e sigurim dhe që e rrisin edhe me 45-50 dollarë për ton çmimin e blerjes (që nga viti 2024, kompanitë e tregtimit ndërkombëtar nuk operojnë më mbi bazën e kontratave FOB, por mbi bazën e kontratave CIF).

Ndërsa çmimi i vendosur nga Bordi bazohej në treguesin FOB, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi treguesin CIF. Kjo diferencë, ankohen operatorêt ka krijuar një kosto prej 4.7 lekë për litër, duke krijuar humbje të mëdha për importuesit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë të Financave dhe kryeministrit Edi Rama, që Monitor e ka parë, kompanitë më të mëdha importuese thonë se pasi kërkesat për rishikimin e metodologjisë së çmimit dhe marzheve bruto nuk janë marrë parasysh, ata kanë parashtruar qëndrimin e tyre, duke marrë në konsideratë deri dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Importuesit ankohen se Bordi i Transparencës, (i krijuar që në vitin 2022), në vendosjen e çmimeve pas riakitivimit në mars 2026 nuk pasqyron kostot reale të operimit të subjekteve në treg, duke mos marrë në konsideratë rritjen e shpenzimeve të shkaktuara nga inflacioni dhe ndryshimet strukturore të kostove gjatë periudhës 2022–2026. Importuesit ankohen se çmimet e përcaktuara nga Bordi kanë qenë dhe vijojnë të jenë nën nivelin e kostos reale, duke shkaktuar humbje të vazhdueshme për kompanitë.

Në shkresë importuesit kanë pohuar se ka  diferenca në përllogaritjen e kostos dhe për rrjedhojë humbje financiare për subjektet e tregut, të cilat janë të dokumentuara me evidenca kontabël dhe dokumentacion doganor. Ata thonë se metodologjia e bazuar në referencën “Platts FOB”, e miratuar në vitin 2022, nuk reflekton realitetin ekonomik aktual të operatorëve, të cilët tashmë importojnë në kushtet e lëvrimit “Platts CIF”.

Ata pohojnë se miratimi i një akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili parashikon krijimin e një Bordi që jo vetëm përcakton çmimet e shitjes së naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, por ndërhyn edhe në përcaktimin e elementeve thelbësore të marrëdhënies kontraktore, përfshirë formën e kontratave (FOB), përbën një kufizim të drejtpërdrejtë dhe të konsiderueshëm të lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Një tjetër elementi që ka rritur kostot reale dhe nuk është marrë parasysh në formulën e Bordit është inflacioni gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative.

Sipas formulës së Bordit, shpenzimet e operimit (marzhi bruto) janë llogaritur në mënyrë të papërshtatshme në nivelin 3 lekë/litër, ndërkohë që bazuar në të dhënat reale kontabël ky tregues, sipas importuesve, duhet të jetë rreth 4 lekë/litër. Në tregun e pakicës, sipas formulës së bordit, shtohet një marzh tjetër prej 12 lekë/litër, që sipas importuesve është i nënvlerësuar pasi shpenzimet arrijnë realisht 15 lekë për litër.   Vetëm nga ky devijim metodologjik krijohet një diferencë prej rreth 4 lekë për litër, e cila përbën humbje të drejtpërdrejtë për kompanitë, pohojnë importuesit.

Si rrjedhojë, operatorët ankohen se Bordi nuk ka llogaritur një kosto prej 8.7 lekë/litër në çmimin final të karburantit (4 lekë nga marzhi dhe 4.7 lekë, nga llogaritje e TVSH-së), çka ka shkaktuar humbje dhe ka bërë që shumë operatorë të vegjël të jenë në prag falimeti.

Importuesit paralajmërojnë se vazhdimësia e kësaj situate, pa një rishikim të menjëhershëm të kuadrit rregullator dhe metodologjisë së përcaktimit të çmimeve, do t’i detyrojë subjektet të operojnë në humbjeje, duke rrezikuar seriozisht vijueshmërinë e aktivitetit të tyre tregtar.

Importuesit kanë paralajmëruar që në rast se nuk merren masa brenda 10 ditëve për të ndalur dëmet e mëtejshme, ata do ti drejtohen gjykatës kompetente për të kërkuar zgjidhjen gjyqësore lidhur me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha pasojave dhe dëmeve të shkaktuara si rrjedhojë e llogaritjes së çmimeve nën kosto. Burimet bëjnë të ditur se deri tani, dëmi i përllogaritur i afrohet 7 milionë eurove. /Monitor

Tags: cmimi i naftesnafta
Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Maj 2026

Next Post

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Next Post
Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria"

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al