Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania “Zvërnec South Adriatic” merr masa të menjëhershme pas incidentit me protestuesin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompania “Zvërnec South Adriatic” merr masa të menjëhershme pas incidentit me protestuesin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm kontratën me shoqërinë private të sigurisë “Major Security”, pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë protestës së banorëve në Zvërnec, ku një protestues u godit dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës sigurie.

Vendimi është marrë pas publikimit të pamjeve filmike, të cilat shkaktuan reagime të forta publike dhe sollën ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Pas ngjarjes, policia arrestoi Geraldo Bibën, punonjës i shoqërisë së sigurisë, ndërsa procedoi penalisht Artur Gramin dhe Gazment Vathin. Ndërkohë, në vijim të masave administrative, u pezullua edhe drejtori i Policisë së Vlorës.

Në një reagim publik, “Zvërnec South Adriatic Development” deklaron se ka shqyrtuar me përgjegjësi materialet e bëra publike dhe se sjellja e shoqërisë së sigurisë është e pajustifikueshme. Kompania thekson se vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë subjekt është bërë i papranueshëm.

Sipas kompanisë, për garantimin e sigurisë në zonën zhvillimore, të cilën ajo e cilëson si pronë private, ishte kontraktuar një shoqëri sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore, si dhe me përvojë në këtë fushë.

Megjithatë, kompania distancohet nga veprimet e punonjësve të sigurisë, duke theksuar se ata nuk kanë pasur në asnjë moment udhëzime për të vepruar në kundërshtim me ligjin apo për të cenuar të drejtat e qytetarëve.

“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Për këtë arsye, “Zvërnec South Adriatic Development” njofton se ka ndërprerë menjëherë kontratën me shoqërinë e sigurisë.

Kompania kërkon ndjesë për incidentin, të cilin e cilëson të panevojshëm, dhe u bën thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm për ngjarjen, si dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës.

Ajo deklaron gjithashtu se është në dispozicion të plotë të autoriteteve dhe të gjitha palëve të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë.

Në reagim, kompania thekson se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe se në javët në vijim do të shtojë përpjekjet për një komunikim më të drejtpërdrejtë me banorët e zonës.

“Zvërnec South Adriatic Development” shpreh po ashtu keqardhje që, sipas saj, incidenti po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje të fabrikuara të projektit, me qëllim krijimin e perceptimit se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.

Kompania pretendon se projekti synon të harmonizohet me natyrën dhe të zbatohet sipas standardeve të larta për mbrojtjen e ekosistemeve të zonës. Sipas saj, projekti final do t’i prezantohet publikut në kohën e duhur, si dëshmi e një zhvillimi që respekton trashëgiminë natyrore të zonës.

Ngjarja në Zvërnec ka rikthyer vëmendjen te tensionet mes banorëve, investitorëve dhe institucioneve për projektet zhvillimore në zonë, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë përgjegjësitë konkrete për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit.

 

Tags: Zvernec
Previous Post

Anila Hoxha: Policia të hetojë jo vetëm protestuesit, por edhe personat e maskuar brenda gardhit në Zvërnec

Next Post

“Revanshi”/ SPAK shpall pretencën për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist. Kërkon dënimin me 56 vite burg në total

Next Post
“Revanshi”/ SPAK shpall pretencën për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist. Kërkon dënimin me 56 vite burg në total

“Revanshi”/ SPAK shpall pretencën për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist. Kërkon dënimin me 56 vite burg në total

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al