Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më 18 korrik, vendimin për pushimin e gjykimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, për shkak të tërheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisionerëve.

Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla, konstatoi gjatë shpalljes së vendimit se jurisprudenca e Kolegjit ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave që, në çështjen e Kotes, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga Dumani, i cili në përfundim ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të Kotes.

Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) konkludoi se ai kishte arritur një nivel të besueshëm në kriteret e pasurisë dhe figurës, si dhe një nivel të kualifikuar profesionalizmi. Ndërsa pakica vlerësoi se, në një analizë tërësore të çështjes, subjekti kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia dhe duhej të ishte shkarkuar.

Për këtë çështje paraqiti opinion edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevojën për hetim të mëtejshëm të gjetjeve, me qëllim arritjen në një përfundim të drejtë. Në vijim, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke kundërshtuar konkluzionet e KPK-së si të pabazuara në aktet e hetimit administrativ.

Megjithëse gjatë parashtrimeve në Kolegj, drejtuesi i SPAK iu qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Kotes, pas dëgjimit të pretendimeve të këtij të fundit, ai ndryshoi qëndrim në konkluzionet përfundimtare, duke e konsideruar të drejtë vendimin e KPK-së për konfirmimin e subjektit të rivlerësimit.

Në një seancë të mëpasshme, prokurori Klodian Braho, që përfaqësoi në këtë çështje drejtuesin e SPAK, sqaroi se nuk ishte hequr dorë nga ankimi, megjithëse ishte krijuar bindja se Kote nuk kishte probleme dhe duhej të konfirmohej. Ai theksoi se drejtuesi i SPAK kërkonte që vendimi i KPK-së t’i nënshtrohej kontrollit të Kolegjit.

Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit se Kolegji, pasi analizoi konkluzionet përfundimtare të palëve, vlerësoi se kërkesa përfundimtare e Dumanit, nëse analizohet në harmoni me gjithë ngjarjet procedurale të çështjes, duhet të konsiderohet e barasvlefshme me heqjen dorë nga ankimi.

Kolegji vëren se në ankimin fillestar, Komisioneri kishte kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Kotes, qëndrim që u konfirmua edhe në parashtrimet e drejtuesit të SPAK. Ndërsa në bisedimet përfundimtare, nga ana e tij u kërkua lënia në fuqi e vendimit të KPK-së, edhe pse një kërkesë e tillë nuk ekzistonte në ankimin fillestar.

Shtylla shpjegoi se kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit objekt ankimi u analizua në ndërthurje me interesat e ligjshëm për të vijuar procesin në gjykatë dhe të drejtën për akses në gjykim. Kolegji sjell në vëmendje se kjo e drejtë nënkupton që edhe mjetet e përdorura për realizimin e saj duhet të jenë në përputhje dhe proporcionale me qëllimin e ndjekur.

Trupi gjykues i KPA konstatoi se nënshtrimi i ankimit analizës kontrolluese të Kolegjit, njëkohësisht me kërkesën për konfirmimin në detyrë të subjektit, mund të arsyetohet vetëm si një situatë në të cilën ankuesi nuk ruan më një interes të ligjshëm për të kontestuar vendimin në fjalë. “Pasi në thelb, ushtrimi procedural është tërësisht teorik dhe i pamundur për të ndryshuar vendimin objekt ankimi”, u shpreh Shtylla.

“E thënë ndryshe, mungesa e një interesi të ligjshëm nënkupton se Kolegji do të përfshihej në një çështje dhe do t’u përgjigjej pyetjeve tërësisht hipotetike, zgjidhja e të cilave nuk do të sillte pasoja ligjore”, shtoi ajo.

KPA vëren se në rrethanat ku deduktohet mungesa e interesit të ligjshëm, një vendimmarrje e ndryshme nga ajo e kërkuar nga ankuesi, teorikisht do ta bënte vendimin të cënueshëm, në rast se do të ankimohej nga subjekti i rivlerësimit.

Ndërkohë, Kolegji vërejti se jurisprudenca e mëparshme për raste të ngjashme mund të kishte çuar në një qëndrim të ndryshëm nga ai që kërkoi në përfundim Dumani.

“Është e nevojshme të theksohet se jurisprudenca e Kolegjit, gjatë funksionit të tij 8-vjeçar, ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave të cilat, në çështjen konkrete, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga drejtuesi i SPAK, edhe pasi gjatë shqyrtimit gjyqësor, aktet e paraqitura a prima facie fokusohej në çështje faktike që nuk përbënin shkak ankimi apo përfshinin fakte pa relevancë për atë që sillej në analizë nëpërmjet ankimit”, deklaroi Shtylla.

Sipas KPA-së, ndonëse ankimi nuk përmbante një kërkesë alternative, ndryshimi i plotë i kërkimit e drejtoi trupin gjykues drejt zgjidhjes për lënien në fuqi të vendimit të KPK-së për Koten, duke sjellë automatikisht si rezultat logjik mosshqyrtimin e fakteve.

Shtylla vërejti se drejtuesi i SPAK, në konkluzionet përfundimtare, ndryshoi kërkesën e ankimit, duke mbështetur konkluzionet e Komisionit për çdo shkak ankimi. Ky ndryshim i kërkesës nga ana e ankuesit u arsyetua nga Kolegji se e vendos këtë të fundit në kushtet e pranimit të vendimit të Komisionit në formën që është, pa e nënshtruar atë një vlerësimi të mëtejshëm.

“Në premisën që kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit mund të barazohet, në pasojat e saj, me heqjen dorë nga ankimi nga titullari i përcaktuar për këtë ankim, duke mos pasur më lëndë për të shqyrtuar çështjen për të cilën është vënë në lëvizje, dhe në përputhje me vendimet e mëparshme të tij, Kolegji vëren se kjo vendimmarrje sjell si pasojë që vendimi objekt ankimi i Komisionit, me të cilin është konfirmuar në detyrë subjekti i rivlerësimit, të marrë formë të prerë”, u shpreh Shtylla.

Në përfundim, Kolegji vendosi pushimin e gjykimit për çështjen e vetingut të prokurorit Robert Kote, vendimmarrje që sjell si pasojë marrjen e formës së prerë të vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi./BIRN

Tags: Altin DumanikoteKPARobert Koteveting
Previous Post

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

Next Post

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

Next Post
Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al