Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Editor by Editor
in POLITIKE
0
“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një atmosferë festive dhe plot ngjyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot një festë të madhe për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Me temën simbolike “Kam në zemër shqiptarinë”, festa mblodhi fëmijë nga Prizreni, Drenasi, Ulqini, Tuzi, Tetova, si dhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Itali dhe Greqi. Në qendër të aktivitetit ishin këngët, recitimet, shfaqjet teatrale dhe performancat artistike që përcollën kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Presidenti Begaj falënderoi fëmijët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar:
“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm. Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Uroj që çdo fëmijë të ketë çdo të mirë në jetën e tij dhe shumë suksese, veçanërisht fëmijët që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë. Një përqafim për të gjithë!”

Zonja e Parë, Armanda Begaj, uroi mirëseardhjen e fëmijëve duke theksuar lidhjen shpirtërore që i bashkon të gjithë shqiptarët:
“Këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur me gëzimin e fëmijëve që vijnë nga treva të ndryshme shqiptare. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Ju ftoj ta doni gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, dhe ta trashëgoni me krenari.”

Në përfundim të festës, Zonja Begaj ftoi fëmijët të lëshonin tullumbacet drejt qiellit, bashkë me ëndrrat dhe dëshirat e tyre, në një moment simbolik që i dha një tjetër ngjyrim emocioni ditës.

Aktiviteti përfshiu një sërë shfaqjesh artistike, lojëra argëtuese dhe performanca të përgatitura nga vetë fëmijët e diasporës me temën “Shqipërinë e kam në zemër”, duke e bërë këtë 1 Qershor një ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Previous Post

E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari

Next Post

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Next Post
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026
Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al