Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Flamur i kuq për tenderin 120 milionë lekë / Gentian Kreka fiton i vetëm kontratën për dializën në QSUT

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Flamur i kuq për tenderin 120 milionë lekë / Gentian Kreka fiton i vetëm kontratën për dializën në QSUT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Flamur i kuq për tenderin 120 milionë lekë / Gentian Kreka fiton i vetëm kontratën për dializën në QSUT

 

Një tjetër kontratë publike me vlerë të lartë është fituar nga kompania INCOMED shpk, në pronësi të Gentian Krekës, këtë herë për furnizimin me barna dhe materiale për dializë peritoneale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

Procedura e prokurimit, me fond limit 120,747,901 lekë, është zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe është shënuar me “RedFlag” për mungesë konkurrence, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik: INCOMED shpk.

 

Tenderi, me numër reference REF-65758-10-20-2025, është zhvilluar si procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar. Megjithatë, pavarësisht natyrës së hapur të procedurës, rezulton se vetëm një kompani ka paraqitur ofertë. Oferta fituese ka qenë 120,578,100 lekë pa TVSH, shumë pothuajse identike me fondin limit të parashikuar.

 

Sipas të dhënave zyrtare, kontrata ka një kohëzgjatje 24-mujore dhe nuk ka pasur asnjë ankesë apo operator të skualifikuar pas shpalljes së fituesit më 2 dhjetor 2025.

 

Kategoria “RedFlag”, e përdorur nga platformat monitoruese të prokurimeve, sinjalizon raste ku mungesa e konkurrencës mund të paraqesë risk të shtuar për transparencën dhe integritetin e procedurës, edhe pse ligji shqiptar lejon zhvillimin e tenderëve me një ofertues të vetëm.

 

INCOMED shpk, e themeluar në vitin 2009 dhe me seli në Tiranë, operon në tregtimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Kompania zotërohet 100% nga Gentian Kreka dhe, sipas të dhënave publike, ka përfituar ndër vite qindra kontrata publike në sektorin e shëndetësisë.

 

Ky tender i fundit shton një tjetër kontratë me vlerë të konsiderueshme në portofolin e kompanisë, ndërsa mungesa e konkurrencës në procedurë e vendos atë nën vëzhgim publik.

 

Të dhënat janë marrë nga platforma Open Procurement Albania dhe nga regjistri publik i biznesit. Palët e përfshira kanë të drejtën e reagimit për çdo sqarim apo qëndrim zyrtar./Report.al/

Tags: “flamur të kuq”1 ofertuesKadri Morinaprocedura u mbyll brenda 24 orëshTenderi i Bashkisë Dropull
Previous Post

Irani konfirmon vdekjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

Next Post

Temperaturat rriten në 20 gradë C, si parashikohet moti për këtë fillim marsi

Next Post
Temperaturat rriten në 20 gradë C, si parashikohet moti për këtë fillim marsi

Temperaturat rriten në 20 gradë C, si parashikohet moti për këtë fillim marsi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al