Zgjedhjet e 11 majit kanë vulosur një realitet të hidhur për demokracinë shqiptare, sipas Taulanda Jupit, e cila në një intervistë në Euronews Albania ngriti shqetësime serioze mbi procesin zgjedhor dhe pasojat e tij politike.
“U përdorën metoda të reja të krimit zgjedhor, të cilat kërkojnë një hetim të menjëhershëm,” u shpreh Jupi.
Ajo nënvizoi gjithashtu se rezultati konsolidoi një sistem dypolar të vjetruar, ku qytetarët ndihen të detyruar të zgjedhin mes dy forcave politike tradicionale, pa mundësinë e një alternative reale.
Sipas Jupit, partitë e reja opozitare, përfshirë ato që arritën të marrin një mandat si dhe Koalicioni Euroatlantik, nuk arritën të krijojnë një pol të tretë që do t’i kishte hequr shumicën Edi Ramës dhe do t’i kishte dhënë fund dominimit të njëanshëm të Sali Berishës mbi opozitën.
Postimi i plote
Zgjedhjet e 11 majit vulosën një realitet të hidhur për demokracinë shqiptare:
✔️metoda të reja të krimit zgjedhor për të cilat kërkojnë një hetim i menjëhershëm.
✔️konsolidimin e një sistemi dypolar, ku qytetarët ndihen të detyruar të zgjedhin mes dy forcave të vjetra politike.
✔️partitë e reja opozitare, si ato që morën nga një mandat apo edhe ato që humbën, përfshi edhe Koalicionin Euroatlantik për të cilat shumë qytetarë kishin shpresuar, dështuan të krijojnë një pol të tretë, i cili do t’i kishte hequr Ramës shumicën, dhe njëkohësisht do t’i kishte dhënë fund dominimit të njëanshëm të Berishës mbi opozitën.
Ky nuk është vetëm një rezultat elektoral. Është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, që kërkonin ndryshim të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm.
Në një intervistë me gazetaren Alba Xhani në Euronews Albania