Emocionet në kulm në javën e fundit të Serie A, ku titulli kampion po vendoset në minutat e fundit të sezonit!
Aktualisht, Interi është në avantazh ndaj Comos dhe ka arritur kuotën e 81 pikëve, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë. Në anën tjetër, Napoli është duke barazuar me Cagliarin, çka e mban në kuotën e 80 pikëve, një më pak se zikaltërit. Në minutën e 30-të të ndeshjeve, Interi po mban fatin në duart e veta dhe është momentalisht kampion i Italisë, por çdo gol mund të përmbysë gjithçka. Napolit i duhet fitorja për të rimarrë kreun dhe për të siguruar titullin pas një gare të gjatë dhe intensive. Tifozët janë në ankth, stadiumet po ziejnë, dhe çdo aksion mund të shkruajë historinë e këtij sezoni të jashtëzakonshëm.