Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jam biznesmen, mos m’i prish imazhin gruas”/ Burri i drejtoreshës kërcënon gazetarët, 14 mësues të dënuar ende në punë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
“Jam biznesmen, mos m’i prish imazhin gruas”/ Burri i drejtoreshës kërcënon gazetarët, 14 mësues të dënuar ende në punë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni Fiks Fare ka sjell një skandal në sistemin arsimor, ku 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentash shkollore dhe shpërdorim detyre vazhdojnë të japin mësim.

Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, Elena Ullorja, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë.

Irma Xeka ish drejtoreshë e shkollës 9 -vjeçare “Qamil Xhani” në Kavajë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë Durrësit , për ish-drejtorin e shkollës 9 vjeçare se në regjistrat e shkollës kishte nxënës fiktivë të cilët vlerësoheshin nga mësuesit, ndërkohë ata ishin jashtë shtetit sipas sistemit TIMS.

Kallëzimi i znj.Xheka u provua nga prokuroria, madje u morën të pandehur edhe 13 mësues të shkollës.

Të cilët me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë shpallur të gjithë fajtor për falsifikim të dokumenteve shkollore dhe shpërdorim detyre. “Unë i kallëzova, gjykata i ka dënuar, por ato vazhdojnë të jenë mësues, ndërkohë mua më pushuan nga puna që kur i kallëzova” thotë Xeka.

Emisioni Fiks Fare solli dosjen e plotë të hetimit dhe gjykimit të mësuesve dhe drejtuesve të shkollës të cilët  u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në të cilën thuhet se nxënësit në bazë të sistemit TIMS ndodheshin jashtë shtetit ndërkohë vlerësoheshin me nota në Luz të Vogël . 13 mësues të dënuar vazhdojnë punën normalisht duke dhënë mësim, një prej tyre është bërë dhe drejtoreshë.

Kjo e fundit nuk pranon t’i takojë gazetarët, por lajmëron të shoqin, i cili vjen dhe përballet me ta tek dera e shkollës.

Burri i drejtoreshës së shkollës me ton urdhërues ju thotë gazetarëve të mos ja nxjerrin gruan në televizor, pasi ai është biznesmen. Të njëjtën gjuhë përdor edhe me juristen e Zyrës Arsimore Kavajë, të cilës i thotë se do merret ai me të gjithë për vendimin që kanë marrë për të shoqen.

Ndërkohë juristja e ZVA Kavajë tregon se duhet të shkojë një drejtoreshë e re në atë shkollë në mënyrë që mësuesit të hiqen, sepse drejtoresha është pezulluar për shkak të këtij vendimi gjykate.

“Nuk i hiqte dot ajo drejtoreshë, sepse u pezullua”, tha Klodiana Gjura , juriste e ZVA Kavajë. E vënë përpara faktit se ajo është e pezulluar, drejtoresha Ullorja i kaloi në  telefon juristes së ZVA  të shoqin, ky i fundit i tha jurist se do merret me të gjithë që po ja bëjnë këtë të shoqes. “Unë jam i shqetësuar tani, tani jam shqetësuar unë që jam burri, dhe do merrem me të gjithë”, thotë burri i drejtoreshës.

Previous Post

Tiktokerja shqiptare tenton vetëvrasje pas komenteve në rrjetet sociale

Next Post

Ja situata në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Next Post
Ja situata në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Ja situata në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al