Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

Editor by Editor
November 30, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Maska

Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të asaj që konsideron si Partia Demokratike e rithemeluar. Kuvendin e parë Berisha e mbajti në 11 dhjetor të 2021-it, atje ku vendosi të marrë drejtimin e Rithemeluesve, por edhe të “ngrijë” apo largojë nga pozicionet drejtuese të gjithë ata që i dolën kundër, në përplasjen që ish-Kryeministri pati me Lulzim Bashën. Mes personazheve që Berisha “ngriu” ishte edhe Gazment Bardhi, që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm, një prej mbështetësve kryesorë të Lulzim Bashës, në përplasjen më të madhe që Partia Demokratike pati për të paktën dy dekada.

Por tashmë koha ka ndryshuar, Bardhi ndryshoi mendimin për Berishën dhe natyrisht ky i fundit ka ndryshuar qëndrim në raport me ish-Sekretarin e Përgjithshëm që dy vite më parë e “ngriu” në “Air Albania”.
Berisha sot e njeh Gazment Bardhin si Kryetarin e Grupit Parlamentar dhe referuar statutit të Rithemelit që miratoi ai automatikisht duhej të jetë edhe një prej nënkryetarëve të partisë që drejton Berisha. Kjo të paktën sipas dokumentit që u miratua në dhjetor 2021 dhe që deri më tani nuk është ndryshuar.

Dhe ndoshta për rastësi, Luçiano Boçin, që Berisha e emëroi nënkryetar partie dhe automatikisht Kryetar të Grupit Parlamentar, nuk është më deputet, pasi dorëzoi mandatin duke zgjedhur kandidimin për kryebashkiak të Elbasanit në 14 maj.

Nuk dihet nëse Gazment Bardhit i është bërë një ofertë për të qenë një prej nënkryetarëve të strukturës që drejton Berisha, por nëse ish-kryeministri e ka seriozisht zbatimin e statutit të miratuar, sikundër po vepron në rastin e votëbesimit për Kryetarin (duke qenë se humbi zgjedhjet lokale), atëherë delegatët që do të mbledhë të Pallatin e Kongreseve, duhet ose të votojnë që Bardhi të jenë një nga nënkryetarët, ose duhet të ndryshojnë statutin.

Me shumë gjasë, Kuvendin e 2 dhjetorit, Berisha po e organizon me shpejtësi jo për të treguar se delegatët e mbështesin dhe e duan ti prijë si drejtues në revolucion apo në mosbindje civile, por për ti kthyer një “borxh” Gazment Bardhit dhe grupit të tij të deputetëve, që konsiderohen si “linja e mesit” mes atyre që mbështesin ish-Kryeministrin dhe të tjerëve që mbështesin Lulzim Bashën dhe PD-në.

Kur Berishës i duhej që të tregonte se shumicën e deputetëve e kishte me vete, “linja e mesit” iu shfaq në krah, ndërsa më 2 dhjetor, ish-kryeministri nuk është çudi që t’i prezantojë si risinë e Rithemelimit, që e drejton vetë dhe që vijon të rithemelohet e reformohet, me të njëjtët emra dhe figura, që kapërcejnë “gardhe” e “pengesa” sa herë që iu duhet të shfaqen si revolucionarë.

Previous Post

“Shko prit Enverin dhe Besin”/ Porosia e fundit në SKY e Dumanit për Klevis Kapllanin para se ta vrisnin

Next Post

I përfshirë në trafik droge, ndalohet kryekomisari, Stilian Pasho

Next Post
Përvetësoi 8850 euro përmes mashtrimit, prangoset 56-vjeçarja në Tiranë

I përfshirë në trafik droge, ndalohet kryekomisari, Stilian Pasho

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al