Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi dy të tjerë, është rrëzuar pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron në burg, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.
Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.
Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi.Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit.
Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.