Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Izolimi, taktika më e keqe e mundshme”, ministri hungarez: Anëtarësimi i Serbisë në BE, s’duhet të kushtëzohet me Kosovën

Editor by Editor
in KRYESORE, Rajoni
0
“Izolimi, taktika më e keqe e mundshme”, ministri hungarez: Anëtarësimi i Serbisë në BE, s’duhet të kushtëzohet me Kosovën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë të martën se Serbia “është e gatshme” për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se anëtarësimi i saj në bllok nuk duhet të kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina, ai tha se kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në BE me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “i padrejtë” ndaj Beogradit, sepse “kjo gjë nuk varet vetëm nga Serbia”.

“Izolimi i Serbisë është taktika më e keqe e mundshme”, tha Szijjarto.Kreu i diplomacisë hungareze tha se Serbia është “e gatshme të hyjë nesër në BE”, dhe se pa të, si vendi “më i madh dhe më i fortë” në Ballkanin Perëndimor “nuk ka stabilitet në bllok”.

Szijjarto e shpjegoi retorikën e shpeshtë antiperëndimore dhe antievropiane të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një ndjenjë zhgënjimi për shkak të mungesës së përparimit drejt anëtarësimit, pavarësisht “kritereve të përmbushura”.

“Unë besoj se qasja e burokracisë nga Brukseli duhet të ndryshojë ndaj saj [Serbisë]”, tha ministri hungarez.

Serbia është kandidate për t’u bërë anëtare e BE-së prej vitit 2012, ndërsa bisedimet për anëtarësim i hapi në vitin 2014.BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit të Serbisë në bllok do të varet nga përparimi i saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetësohet nga Brukseli.

Szijjarto tha gjithashtu se projekti i BE-së nuk do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj.

“Brukseli ka nevojë për rajonin [Ballkanin Perëndimor] më shumë se sa rajoni për të”, tha ai.

Szijjarto njoftoi se gjatë presidencës së BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, Hungaria do të theksojë përshpejtimin e këtij procesi, pasi “kjo do t’i japë BE-së freski dhe vrull të ri”./REL

Previous Post

Këlliçi: Denoncimi i PD demaskoi emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara nga Balla

Next Post

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një mjet tjetër, del nga rruga dhe përmbyset

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al