Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Liverpoolit, Steve McManaman, ka bërë një deklaratë të bujshme për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal,.
Ai e ka vendosur adoleshentin spanjoll edhe mbi Lionel Messin dhe Michael Owen kur ata ishin në të njëjtën moshë.
McManaman e konsideron Yamal një fenomen të veçantë dhe beson se, pavarësisht moshës së tij të re, ai tashmë është shndërruar në një yll me përmasa globale.
“Besoj se është më i miri që kemi parë ndonjëherë. Si lojtar 16- apo 17-vjeçar, ai është adoleshenti më i mirë që kemi parë ndonjëherë”, është shprehur ish-anësori anglez.
McManaman e krahasoi Yamal me Lionel Messin kur argjentinasi ishte 17 ose 18 vjeç, si dhe me Michael Owen në moshën 17-vjeçare. Sipas tij, talenti i Barcelonës është edhe më i avancuar se dy ish-yjet në atë periudhë të karrierës.
“Unë mendoj se Lamine është edhe më i mirë se ata”, deklaroi McManaman.
Megjithatë, ish-futbollisti anglez theksoi se Barcelona duhet të tregojë kujdes me minutat e Yamalit, duke e menaxhuar ngarkesën e tij fizike për të shmangur dëmtimet dhe për t’i dhënë mundësinë të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në fushë, Yamal vazhdon të justifikojë superlativat. Talenti i Barcelonës ishte protagonist në fitoren e thellë 5-0 ndaj Valencias, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare.







